Uncategorized 3 Prill 2025, 14:23 Nga VNA

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares nga i dashuri i saj në Itali

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen detaje  tronditëse nga vrasja e shqiptares nga i dashuri i saj

Policia italiane ka gjetur këtë të enjte thikën me të cilën dyshohet se është vrarë studentja shqiptare, 22-vjeçarja Ilaria Sula, në Romë. I dyshuar për krimin është ish-i dashuri i saj, shtetasi filipinas Mark Samson.

Grupi hetues e gjeti thikën në shtëpinë e Samsonit, ku u zbuluan gjithashtu disa njolla gjaku.

Mediat italiane raportojnë se pas vrasjes, 23-vjeçari futi trupin e pajetë të Ilaria Sulës në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar disa kilometra larg Romës. Më pas, ai u kishte shkruar shoqërisë së viktimës për ta pyetur nëse ata e dinin se ku ndodhej ajo.

Ndërkohë, prindërit e Samsonit mund të përballen me akuza për bashkëpunim në krim, pasi dyshohet se ata ishin të pranishëm në shtëpi në momentin e vrasjes.

Në dëshminë e tij për autoritetet, Mark Samson ka pranuar aktin, por nuk ka treguar motivin e saktë të vrasjes. Sipas policisë, ngjarja mund të jetë nje krim pasioni.

Trupi i studentes shqiptare u gjet paraditen e së mërkurës, pasi vetë autori tregoi vendndodhjen. Ilaria Sula dhe Mark Samson kishin qenë të lidhur për një vit, por ishin ndarë. Të dy studionin në Universitetin “La Sapienza” të Romës, ajo në degën e statistikës dhe ai në arkitekturë.

Në shenjë homazhi, qindra studentë u mblodhën në ambientet e universitetit për të vendosur lule në nder të Ilaria Sulës, ndërsa miqtë e saj e kujtuan me lot në sy.

Video

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Fier–Shegan, ku ka humbur jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni, drejtues i një motoçiklete. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Caddy” ishte duke kryer manovër për t’u kthyer në anën tjetër të rrugës për të hyrë në banesë, ndërkohë që motoçikleta tentoi parakalimin në të njëjtën korsi, duke u përplasur me mjetin. I riu u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Një avion i vogël ka kryer një ulje emergjente në një autostradë në Pensilvani, pas problemeve me motorin menjëherë pas ngritjes. Sipas raportimeve të CBS News, në bord ndodheshin piloti 65-vjeçar dhe një pasagjer 34-vjeçar, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Një burrë u sulmua nga pas nga një pasagjer tjetër ndërsa priste trenin në platformën e metrosë në Seattle, në SHBA. Viktima u shty drejt shinave pikërisht në momentin kur treni po kalonte, por arriti të shpëtojë për pak sekonda nga përplasja. Pamjet e incidentit, të publikuara nga King County Prosecuting Attorney’s Office, janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe janë bërë virale. I dyshuari, i identifikuar si Elisio Melendez, është arrestuar dhe tani përballet me akuzën për tentativë vrasjeje. Sipas autoriteteve, mbi të rëndon edhe një vlerësim psikiatrik i urdhëruar më herët për episode të tjera dhune.

Korrupsionin e kemi të trashëguar se ne nuk e njohim këtë fenomen… hajde mos e beso

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme