Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:30, familjarët e të riut, shtetasi V. P., banues në fshatin Valare, e kanë dërguar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 17-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u vetëvarur në banesën e tij.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor është drejtuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë tragjedi.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa pritet një reagim më i detajuar nga autoritetet në vijim.






















