Kronika 4 April 2026, 18:34 Nga VNA

Korçë, gjenden të pajetë dy shtetas të huaj në malin e Kamenicës

Ndaje në Whatsapp
Korçë, gjenden të pajetë dy shtetas të huaj në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Korçë, ku dy shtetas të huaj janë gjetur të pajetë në një zonë malore.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur Qyngji, janë konstatuar trupat e pajetë të dy të rinjve, të moshës rreth 20–22 vjeç. Dyshohet se ata janë emigrantë nga Afrika.

Nga kqyrja paraprake e trupave nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa autoritetet presin rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Lajmërimi policisë

Informacion paraprak

Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme