Bota 21 February 2025, 23:15 Nga VNA

Udhëheqësit arabë hedhin poshtë planin e propozuar nga SHBA për Gazën

Ndaje në Whatsapp
Udhëheqësit arabë hedhin poshtë planin e propozuar nga SHBA

Udhëheqësit nga Egjipti, Jordania dhe shtetet e Gjirit u takuan në Arabinë Saudite të premten për të kundërshtuar një plan rindërtimi për Rripin e Gazës të hedhur nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Trump ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të “marrën” Gazën dhe të zhvendosin përgjithmonë më shumë se 2 milionë banorë në shtetet arabe të afërta, Egjipt dhe Jordani, një plan që tërboi palestinezët dhe vendet fqinje. Një burim i afërt me qeverinë saudite konfirmoi se takimi kishte përfunduar, por mikpritësit nuk publikuan menjëherë një deklaratë përfundimtare.

Samiti u fokusua në propozimin e Egjiptit për të rindërtuar territorin e shkatërruar nën “mbikëqyrjen e plotë” të vendeve arabe, thanë burimet për agjencitë e lajmeve.

Pak detaje rreth planit aktual të Egjiptit janë publikuar, por ish-diplomati egjiptian Mohammed Hegazy tha se ai përshkruan një zgjidhje me tre faza që fillimisht do të fokusohej në heqjen e mbeturinave të luftës nga Gaza.

Faza e dytë do të përfshijë një samit ndërkombëtar rindërtimi për Gazën, ndërsa e treta do të fokusohet në planifikimin urban dhe rindërtimin e shtëpive dhe shërbimeve thelbësore. Do të kishte gjithashtu një “rrugë politike për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete”, tha Hegazy.

Propozimi i Egjiptit përfshin gjithashtu një komitet kombëtar për të qeverisur Gazën dhe rindërtimin nëpërmjet një fondi të krijuar me para nga Gjiri dhe vende të tjera të huaja, SHBA dhe organizata financuese, thanë dy burime egjiptiane për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burime të njohura me samitin thanë se plani egjiptian mund të përfshijë deri në 20 miliardë dollarë (19.13 miliardë euro) në financim për tre vjet nga shtetet e pasura të Gjirit dhe arabe.

Mbetet e paqartë nëse liderët arabë do të jenë në gjendje të arrijnë një konsensus për një alternativë ndaj planit të Trump përpara një takimi urgjent të Ligës Arabe të caktuar për 4 mars në Kajro.

Angazhimet financiare pritet të jenë vendimtare për çdo plan alternativ, por shtetet e Gjirit prodhues të naftës kanë thënë se janë lodhur duke paguar për rindërtimin vetëm për një cikël dhune dhe shkatërrimi që do të përsëritet.

 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme