Bota 18 February 2025, 19:32 Nga VNA

DOGE i dërgoi kërkesa për informacion, drejtuesja e Administratës së Sigurimeve Shoqërore në SHBA jep dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
DOGE i dërgoi kërkesa për informacion, drejtuesja e

Komisionerja në detyrë e Administratës së Sigurimeve Shoqërore dha dorëheqjen pas kërkesave nga ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, për qasje në informacionet e përfituesve të Sigurimeve Shoqërore, sipas dy personave me njohuri nga largimi i zyrtares, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonim.

Largimi i Komisioneres në detyrë Michelle King nga agjencia gjatë fundjavës, pas më shumë se 30 vitesh pune në të, pasoi vendimin e saj për të refuzuar kërkesën e punonjësve të DOGE për qasje në të dhënat personale të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, thanë dy burimet anonime të hënën.

Shtëpia e Bardhë e zëvendësoi atë me zotin Leland Dudek, i cili aktualisht punon në Administratën e Sigurimeve Shoqërore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields, lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje duke thënë: “Presidenti Trump ka emëruar zotin Frank Bisignano për postin e udhëheqësit të Administratës së Sigurimeve Shoqërore dhe ne presim që ai të konfirmohet (nga Senati) me shpejtësi në javët e ardhshme. Ndërkohë, agjencia përkohësisht do të drejtohet nga një ekspert karriere kundër abuzimit të fondeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së komisionerit”.

Dorëheqja e komisioneres në detyrë Michelle King nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore është një nga disa largime të zyrtarëve të rangut të lartë të shqetësuar për mundësinë e qasjes së paligjshme të personelit të DOGE në dhënat personale të taksapaguesve.

DOGE ka patur qasje në sistemin e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe po përpiqet të fitojë qasje në të dhënat e Agjencisë së Taksave.

Që kur Presidenti republikan Donald Trump filloi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij miliarder Elon Musk hyri me shpejtësi në agjencitë federale përmes grupit DOGE.

Nancy Altman, presidente e organizatës “Social Security Works”, që merret me mbrojtjen e përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore, kritikoi përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë duke thënë se “nuk ka asnjë mënyrë për të shprehur me fjalë se sa serioze është kjo shkelje. Nga ajo që unë kam kuptuar deri me tani, shkelja tashmë ka ndodhur.”

“Informacioni i mbledhur dhe i mbajtur në mënyrë të sigurt nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore është shumë i ndjeshëm”, tha ajo. “Administrata e Sigurimeve Shoqërore ka të dhëna për të gjithë ata që kanë një numër të Sigurimeve Shoqërore, pra pothuajse të gjithë amerikanët, të gjithë ata që kanë sigurime shëndetësore qeveritare dhe çdo amerikan me të ardhura të ulëta që ka aplikuar për programet e ndihmave sociale.”

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme