Bota 17 February 2025, 21:53 Nga VNA

Liderët e BE i kundërpërgjigjen Trumpit: Askush nuk mund t'i diktojë Ukrainës kushte për paqen!

Ndaje në Whatsapp
Liderët e BE i kundërpërgjigjen Trumpit: Askush nuk mund t'i

“Asnjë diktat nuk mund t'i imponohet Ukrainës”. Kështu u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas takimit me liderët e BE-së dhe shefin e NATO-s në Pallatin Elysee, duke nënvizuar se Europa duhet të vijojë mbështetjen e saj për Kievin pavarësisht qëndrimit të SHBA-ve.

“Ne mirëpresim faktin që ka bisedime për një marrëveshje paqeje, por për ne është e qartë se kjo nuk mund të jetë një diktat”, tha ai duke shigjetuar lëvizjet e fundit nga Donald Trump në këtë drejtim.

Scholz tha gjithashtu se Ukraina duhet të lejohet të mbrohet, të vazhdojë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të ketë ushtrinë e saj të fortë, duke theksuar se këto çështje nuk janë të negociueshme.

Por Scholz gjithashtu deklaroi se nuk mund të ketë përçarje midis Evropës dhe SHBA-së për sigurinë, pasi ai thekson rëndësinë e aleancës së NATO-s.

Sa i përket reformimit të rregullave fiskale të BE-së për të rritur financimet për mbrojtjen, ai sugjeroi që çdo shpenzim mbi 2% i PBB-së për mbrojtjen duhet të përjashtohet nga kufizimet ekzistuese. Kancelari gjerman thotë se nevojiten burime të reja financimi në mënyrë që mbështetja e mëtejshme për Ukrainën të mos vijë përmes shkurtimeve të buxheteve të brendshme dhe fondeve për shërbime publike.

Scholz u pyet edhe një herë për idenë e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse dhe ai tha se diskutime të tilla janë të parakohshme.

“Jam i irrituar nga sugjerime të tilla pasi ato janë spekulative dhe shumë të papërshtatshme”, u shpreh Scholz.

Ndërkohë, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha në një postim në mediat sociale se vendi i tij dhe rajoni Nordiko-Baltik përfaqësohet në takim nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, pasi ai këmbënguli se ata kanë qëndrim "unanim dhe të fortë në mbështetjen për Ukrainën".

“Nuk duhet të zhvillohen diskutime për Ukrainën pa Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën duhet të rritet dhe përshpejtohet”, tha Kristersson.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme