Bota 18 February 2025, 19:24 Nga VNA

Drejt fundit faza e parë e armëpushimit në Gaza/ Hamasi dorëzon të enjten trupat e pajetë të 4 izraelitëve, 6 pengje do të lirohen të shtunën

Ndaje në Whatsapp
Drejt fundit faza e parë e armëpushimit në Gaza/ Hamasi

Hamasi do të lirojë gjashtë pengje të tjera si dhe trupat e pajetë të 4 izraelitëve do t’u kthehen familjeve të tyre. Shkëmbimi i ardhshëm do të përfshijë lirimin e qindra të burgosurve palestinezë.

Lirimi i pengjeve izraelite nga grupi militant islamik i Gazës do të bëhet të shtunën, ndërsa trupat e pajetë do të dërgohen drejt Izraelit të enjten. 33 është numri i pengjeve të liruara nga Hamasi në raundin e parë të armëpushimit.

Pa dhënë asnjë detaj të mëtejshëm, udhëheqësi i Hamasit Khalil al-Hayya tha se grupi militant do të dorëzojë eshtrat e familjes Bibas, njëri prej të cilëve u kthye i gjallë më 1 shkurt. Vetëm tre pengje pritej fillimisht të liroheshin të shtunën, ndërsa nuk është e qartë pse Hamasi e ndryshoi planin.

Armëpushimi që filloi në mes të janarit ndaloi luftimet pas më shumë se 1 viti, midis Izraelit dhe Hamasit, rriti sasinë e ndihmave në Rripin e shkatërruar të Gazës dhe lejoi qindra mijëra palestinezë të ktheheshin në shtëpitë e tyre pasi forcat izraelite u tërhoqën nga pjesa më e madhe e territorit të enklavës.

Tanimë të dy palët duhet të negociojnë fazën e dytë dhe më të vështirë të armëpushimit, sipas së cilës Hamasi do të lironte dhjetëra pengje të tjera në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe një tërheqje izraelite nga Rripi i Gazës.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme