Bota 19 February 2025, 17:22 Nga VNA

Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

Ndaje në Whatsapp
Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite. Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit. “Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg. “Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin. Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë. “Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Putin. Pas bisedimeve në Riad, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni dhe Moska janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë. DASH-i tha se palët do të angazhojnë ekipe të nivelit të lartë për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt që është e mundur, "në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët". Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që ka udhëhequr delegacionin e SHBA-së, ka deklaruar se palët janë pajtuar edhe për të rivendosur stafin e ambasadave dhe që, pos diskutimeve për paqe në Ukrainë, ekipet negociatore do të promovojnë edhe bashkëpunim ekonomik. Në këtë takim nuk kishte të pranishëm përfaqësues të Ukrainës dhe presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky, tha se është biseduar për Ukrainën, “pa Ukrainën”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë pas takimit se Rusia dhe SHBA-ja janë pajtuar për të krijuar kushte për të rikthyer plotësisht bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve. Edhe Lavrov, sikurse Rubio, kanë deklaruar se palët janë pajtuar për të emëruar ambasadorë në kryeqytetet e dy vendeve, heqjen e “pengesave për misione diplomatike”, përfshirë kufizimet në transfere bankare në ambasada, emërimin e përfaqësuesve për të vazhduar negociatat për dhënie fund të luftës në Ukrainë, dhe krijimin e kushteve për rikthim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme. Delegacioni amerikan ka thënë para mbajtjes së bisedimeve në Riad se takimi në Arabinë Saudite nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

REL

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme