Sociale 9 January 2025, 09:22 Nga VNA

Tirana me kostot më të larta të jetesës në rajon nga ushqimet

Ndaje në Whatsapp
Tirana me kostot më të larta të jetesës në rajon nga

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë. Sipas indeksit që i takon janarit 2025, Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, duke lënë pas Serbinë, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën, madje edhe Sofjen, Bukureshtin, Budapestin etj.

Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut. P.sh. kostot e jetesës në Tiranë janë sa 41.9% e NY. Në Beograd kostot e jetesës janë sa 39.4% e Nju Jorkut, në Podgoricë sa 35%, në Sarajevë 33.5%, në Shkup 31.7% dhe Prishtinë sa 25.3% Indeksi i kostos së jetesës merr në konsideratë kostot e qirasë, shpenzimet e tjera mujore pa qiranë, indeksin e produkteve ushqimore, çmimet e restorantit dhe indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork. Kosto e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.

Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore. Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë. Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork. Kostot e larta të jetesës në Tiranë në njërën anë kanë si shkak çmimet e larta dhe nga ana tjetër, të ardhura të ulëta për të përballuar blerjen e mallrave e shërbimeve.

Tirana bashkë me qytetin e Ukrainës, Dnipro u renditën më dobët nga të gjitha qytetet e tjera të Europës për indeksin lokal të fuqisë blerëse. Në Tiranë fuqia blerëse është sa 43.1% e mesatares së Nju Jorkut, ndërkohë që gjysma e qyteteve europiane kanë fuqi blerëse mbi mesataren e NY. Ndërkohë në Sarajevë, fuqia blerëse është sa 63.1% e NY, në Podgoricë është sa 62.4%, në Shkup 59.8%, Beograd 57.7% dhe në Prishtinë 56.9%

Tirana gjithashtu është më e shtrenjta në Rajon pas Serbisë për çmimet në restorante. Çmimet në Tiranë janë sa 39.6% e mesatares se NY, ndërsa në Beograd 40.9%, në Podgoricë 34.8%, në Sarajevë 25.1% dhe në Shkup 26.6%. Prishtina është më e lira me restorante që kanë çmime sa 21.8% e mesatares së Nju Jork./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme