Sociale 8 January 2025, 10:00 Nga VNA

Studimi/ Besimi në fe shumë i pranishëm tek shqiptarët, por shumë pak frekuentojnë vendet e kultit

Ndaje në Whatsapp

Një studim statistikor mbi besimin fetar në Shqipëri, i financuar nga Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer, ka treguar se 59% e të anketuarve, pavarësisht prejardhjes familjare, besojnë plotësisht në një fe të caktuar. Ndërsa 56% prej tyre besojnë në fenë e origjinës familjare. Një grup tjetër prej 33.8% të të anketuarve besojnë në ekzistencën e Zotit, por jo në ndonjë fe të caktuar.

Feja myslimane mbetet më e përhapura në Shqipëri, me 36% të të anketuarve që janë deklaruar si besimtarë të Islamit.

Kategoria më e besuar: Brezi i vjetër

Besimi në një fe të caktuar është më i pranishëm tek individët e moshës 65 vjeç e lart. Ndërsa brezi më i ri (18-39 vjeç) beson pak më shumë se brezi i mesëm (40-64 vjeç). Ndërsa te katolikët, përqindja më e lartë e besimtarëve gjendet tek brezi i mesëm, që është formuar në periudhën e komunizmit. Kjo mund të shpjegohet si një formë rezistence ndaj shtetit. Nëse shohim te myslimanët sunitë, përqindja më e madhe e besimtarëve është te brezi më i ri, duke u dalluar nga brezi i mesëm dhe duke krijuar një përjashtim nga tabloja e përgjithshme.

Frekuentimi i vendeve të kultit: Pavarësisht besimit, shifra mbetet e ulët

Pavarësisht se shumica e të anketuarve besojnë në një fe të caktuar, frekuentimi i rregullt i vendeve të kultit, si xhamitë, kishat apo teqetë, mbetet shumë më i ulët. Megjithatë, festat fetare janë ato që tërheqin më shumë besimtarë në këto vende të kultit.

Ndikim edhe niveli arsimor

Të anketuarit që besojnë në një fe të caktuar kanë një nivel relativisht të ulët arsimor. Sipas të dhënave, 71.6% e të anketuarve që besojnë në një fe të caktuar kanë një arsim të kufizuar, duke mos e vazhduar shkollën e mesme ose duke e përfunduar atë. Në anën tjetër, 28.8% e të anketuarve që besojnë në fe kanë përfunduar studimet universitare.

Studimi është përgatitur nga shkrimtari Bashkim Shehu dhe analisti Eduard Zaloshnja, duke përdorur një kampion të shtresëzuar prej 820 të anketuarish të moshës 18 vjeç e lart.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme