Sociale 6 January 2025, 13:21 Nga VNA

Minatori humb jetën në galeritë e kromit në Bulqizë

Ndaje në Whatsapp
Minatori humb jetën në galeritë e kromit në Bulqizë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, ku minatori Sokol Toçi, rreth 40 vjeç, ka humbur jetën. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak gjatë punës. Toçi ishte rikthyer në punë pas pushimeve të fundvitit kur ka ndodhur incidenti.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar jetën, ai është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku është konfirmuar vdekja e tij. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme