Sociale 5 Janar 2025, 17:58 Nga VNA

Renditja e sipërmarrësve nën 35 vjeç në bizneset "VIP"

Ndaje në Whatsapp
Renditja e sipërmarrësve nën 35 vjeç në bizneset

Ata janë të rinj me ide, ambicie dhe guxim. Disa e kanë nisur nga zero, te tjeré e kanë trashëguar biznesin nga familja, por po arrijnë ta çojnë atë perpara. "Monitor" publikon, për herë të parë, renditjen e sipërmarrësve nën 35 vjeç, që janë në listën e kompanive më të mëdha "VIP" në vend, sipas të ardhurave.

Të nisësh nje biznes sot eshtë shumë më e vështire se dy dekada më parë. Tregjet, kryesisht ato te produkteve e shërbimeve bazë, janë te zêna nga sipërmarrjet që guxuan në fillim të viteve '90 dhe më pas arritën një ekonomi shkalle që i bën pothuajse të pakonkurrueshëm.

Inovacioni, qe ka orientuar rritjen ne bote, duke ofruar potenciale pa fund per te rinjte, ka pak vend në ekonomine shqiptare, me sipërmarrjet që dominojnë të cilat janë në fushën e tregtimit, apo ndërtimit.

Turizmi eshtë një sektor që po rritet me shpejtësi dhe ka potenciale, por ende nuk ka te rinj qe dominojnë në ketë segment. Potencialet më të mëdha vitet e fundit për të rinjtë i ka pasur energjia diellore, me disa sipermarrje qe tashme renditen ndër më të mëdhenjve sipas te ardhurave ne vend.

Nga 500 sipermarrjet më të mëdha në vend sipas të ardhurave, vetëm 33, ose 6.5% e tyre kishin të paktën një aksioner nën 35 vjeç, qe zotëronte minimalisht 10% të aksioneve. Nga 33 të rinjtë te ViP-at, 10 prej tyre i zotëronin aksionet 100%, ndërsa 6 të tjerë nuk i kishin perfituar aksionet për shkak të lidhjeve familjare, duke lënë giysmën (rreth 50%) që e kishte biznesin e trashëguar nga familja.

Renditjen e plotë të aksionerëve të rinj VIP, me perqindjen perkatëse në kompanine që zotërojnë, të ardhurat e fitimet, e gjeni te plote në tabelën: "Renditja e kompanive më të mëdha sipas të ardhurave, qe kané te pakten nje aksioner nên 35 vjeç, me te paktén 10% te aksioneve".

"Monitor" ka zgjedhur te veçojë me poshtë të rinjté qe kané ngritur gjithçka nga e para, kane sjellé risi ne modelin e tyre te biznesit, jane kthyer pas shkollimit jashte vendit, por dhe ata qe jane te angazhuar tërësisht në sipermarrjen e familjes.

Një kriter i rëndësishëm që u mor parasysh është kontributi i tyre në punësim, i matur përmes shpenzimeve të personelit ne subjektet ku te rinjtë janë aksionerë.

Aleksander Risilia

Aleksandër Risila nuk eshte më i madhi nga te rinte per te ardhurat e fitimet, por eshtë

perfaqesuesi tipik i te riut te talentuar që zgjodhi që te ardhmen ta ndërtoj ne vend, edhe pas shkollimit jashtë vendit, ne nj fushe që vërtet premtonte, atë te Teknologjisë se Informacionit.

Së bashku me mikun german, John Yuzdepski, në vitin 2016 themeluan kompanine "Ritech Solutions", pas studimeve pasuniversitare në

Oksford te Anglise, ku u diplomua në "Master of Science" për "Computer Software Engineering".

"Një kompani e fokusuar në ofrimin e shërbimeve IT per tregjet perendimore dukej nje ide me potencial te jashtezakonshem, sidomos per shkak te kerkeses se larte per ekspertize teknologjike cilësore", thote ai.

Nga nje apartment i vogel me vetem tre punonjes në zonën e Komunes se Parisit ne Tirane, sot “Ritech Solutions" ka reth 450 te punësuar ne Shipëri, Maqedonine e Veriut e Kosovë dhe ofron paga mbi 2 mije euro per punonjësit.

Të ardhurat e kompanisë në vitin 2023 ishir 1.5 miliardë lekë (rreth 15 milione euro).

Te ardhurat e kompanise ne vitin 2023 ishin gati 1.5 miliarde leke (rreth 15 milione euro).

Shpenzimet për personelin për aktivitetin në

Shaipëri ishin rreth 2 milionë euro, duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në listën e aksionerëve të rinj.

Aleksandro Bardhi

Edhe Aleksandro Bardhi nuk eshtë ndër t parët ne listë për te ardhurat, por spikat si një nga të rinjte, e shkolluar jashté, qe ka zgjedhur te kete aktivitet ne industrine perpunuese te metaleve. Ai e krijoi sipërmarrjen "Anmetal" që në vitin 2013, kur ishte vetem 19 vjeç.

Objekti i aktivitetit të tij, sipas ekstraktit në Qendren Kombetare te Biznesit, eshte fabrike prodhimi për barriera metalike rrugore, konstruksione metalike, sherbim galvanizim ne te nxehte i barrierave metalike rrugore e konstruksioneve metalike e të tjera.

Në vitin 2023, "Anmetal" raportoi të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh. Kompania është e profilizuar në prodhimin e profileve metalike, procesin zinkimit dhe barrierave mbrojtëse për rrugè prodhimet e së cilës përdoren për eksport në Itali, né prodhimin e profileve metalike, procesin e zinkimit dhe barrierave mbrojtése per rruget, prodhimet e së cilës përdoren për eksport në Itali, Rumani, Greqi, Kosove dhe Maqedoniné e Veriut, sipas deklarimeve ne media.

Drini Kosova

Drini Kosova eshtë i pari në listën e aksionerëve të rinj sa u përket të ardhurave. Për vetë natyrën e aktivitetit, tregtimi me shumicë i karburanteve, eshtë një biznes qe gjeneron xhiro të lartë, por ka një normë të ulët fitimi. "Eroil", ku Drini Kosova është aksioner 100% u themelua në vitin 2013. Të ardhurat e aktivitetit në vitin 2023 ishin 9.6 miliarde leke (96 milione euro), me pergjysmim nga viti i méparshem, per shkak te rênies sé çmimeve te naftes.

Endrit Hido

Endrit Hido vijon biznesin e familjes. Ai zotëron 50% të aksioneve në sipërmarrjen e tregtimit me shumice te artikujve farmaceutikë "Trimed", ka  15% të aksioneve në biznesin e distribucionit "Interlogistic". "Trimed" deklaroi të ardhura prej 3.8 miliardë lekësh në vitin 2023, ndërsa "Interlogistic", miliardë lekë.

Spiro Lengo

“Kombinati i Mishit", sot nje nga sipermarrjet më të medha te industrise se perpunimit te mishit ne vend, eshte themeluar ne vitin 1997 nga Grigor Lengo. Por, i biri i tij Spiro, filloi të angazhohej në biznesin e familjes që në moshën 14-vjeçare.

Sot, Spiro, i cili zotëron 12% të aksioneve dhe u shkollua jashtë vendit, eshtë në pozicionin e menaxherit të përgjithshëm të kompanisë. Së bashku me të motrën, Jonën (edhe ajo me 12% të aksioneve), të dy kanë zgjedhur të punojnë në biznesin e familjes, duke sjelle një frymë të re në biznes. "Ambiciet e mia janë për të zhvilluar investime afatgjata, që pritet të nisin brenda tre viteve".

"Kombinati i Mishit" realizoi të ardhura 3.7 miliardë lekë (rreth 37 milionë euro) në 2023. Si një sipërmarrje e madhe, shpenzimet për personelin arritën në rreth 3 milionë euro.

Motrat Hoxha

Lorela dhe Sara Hoxha, se bashku me motrén e vëllain mẽ te vogél e te émën jane aksionere me nga 20% te Top Channel, nje sipermarrje qe u nis nga i ndjeri Dritan Hoxha. Prej vitesh, Lori dhe Sara, se bashku me te emén, janè ne krye te televizionit te dyte me te madh ne vend sipas te ardhurave.

Ne vitin 2023, Top Channel kishte nje Xhiro prej 1.75 miliarde lekesh. Top Channel eshte punëdhënësi më i madh në listën e kompanive me aksionerë të rinj. Shpenzimet e personelit në 2023, sipas bilancit, ishin 765 milionë lekë (rreth 7.6 milione euro).

Sara dhe Lori zotërojnë dhe 30.7% te aksioneve të shoqërisë tjetër te krijuar nga i ati i tyre "Digit-Alb", por nuk jane te perfshira ne menaxhimin e platformes televizive me pagesë.

Motrat Çobo

Denisa, Nensi dhe Paola Çobo zotërojne secila nga 10% të aksioneve të shoqërisë "Denisa", që eshtë krijuar nga e êma e tyre, Mimoza, nè vitin 2005. Kompania ka si aktivitet importin e lëndëve drusore. Ne vitin 2023, sipermarrja deklaroi te ardhura prej 2.7 miliarde lekësh.

Fillimisht në vitet '90 aktiviteti ekonomik i kompanisë "Denisa shpk" i drejtuar nga Mimoza Çobo u zhvillua ne importimin e produkteve ushqimore, materialeve te ndertimit dhe atyre elektroshtëpiake.

Në vitet 2000 sektori i ndërtimit njohu hov të vrullshëm në vend, ska solli që kompania "Denisa" , nisur nga kerkesat e tregut të orientohej te importi i lëndëve drusore për prodhim të mobileve.

Edhe sot pas 30 vjetësh nga themelimi i saj kompania "Denisa shpk" është 100 për qind familjare, në ekipin drejtues janë bashkëshorti dhe 3 vajzat e zonjes Çobo. Denisa ka studiuar per financë në Londër dhe më pas punoi në kompani të njohura ndërkombëtare në Zvicër. Sot ajo menaxhon të gjitha financat e kompanise.

Paola studioi në Firence për arkitekturë dhe pas eksperiencës në profilin e saj në studiot arkitekturore dhe inxhinierike më të famshme botërore, zgjodhi sërish familjen dhe sot eshtë përgjegjëse për projektimin e të gjithe investimeve të departamentit të ndërtimit në kompaninë tonë

Nensi eshte diplomuar ne Menaxhim Biznesi dhe po hedh hapat e pare nè profilin e saj.

Edison Reshketa

Edison Reshketa, basketbollisti shkodran, zotëron 50% të aksioneve të "Tyres Group Albania", të krijuar në 2020-n, me aktivitet në tregtim me shumice dhe pakice të gomave dhe servis. Ndonëse e re, kompania eshte rritur me shpejtësi, duke raportuar të ardhura prej 2.5 miliardë lekësh në 2023.

Bruno Papaj

Bruno Papaj eshtë bashkëthemelues dhe CEO i

"Vega Group", që operon në fushën e energjisë. Kur nisi studimet për inxhinieri elektrike në Gjermani, pak njerëz e besonin se do të rikthehej në Shqipëri për te punuar e për të jetuar. E kështu, në vitin 2018, së bashku me ortakun tij gjerman Filipin, hapën një kompani e cila ishte e fokusuar fillimisht te sistemet fotovoltaikë. "Qe të studioja në Gjermani ishte dëshirë e babait tim, i cili kishte marrëdhënie biznesi me këtë vend dhe më tregonte vazhdimisht për zhvillimet që ndodhnin aty. Pasioni im ka qenë gjithmonë inxhinieria.

Rrisni limitin e artikujve ndodhnin aty. Pasioni im ka qene gjithmone tek inxhinieria.

Ishte dilemë e madhe per mua ne atë kohë, nëse do te studioja inxhinieri mekanike, elektrike apo programim. Ne fund vendosa per elektriken, duke pare që energjia ishte nje fushe me shume zhvillim dhe te ardhme.

Gjate studimeve e thosha shpesh që do te mbaroj studimet dhe do kthehem ne Shqiperi. Shumica e njerezve nuk e merrnin seriozisht dhe mendonin se po beja shaka, pasi do mesohesha me Germanine qe do pershtatesha. Realisht u pershtata, por deshira per të berë dicka ne Shiperi, per te hapur nje kompani tonen ketu, ishte shtysa me e madhe pse une dhe Filipi vendosëm që të vinim ne Shaiperi", - tregon ai. Kur kompania nisi aktivitetin, sfidat nuk ishin vetëm plotsimi i kuadrit ligjor qe ishte ende shume bazik, por edhe mungesa e informacionit tek individit, te cilët nuk e kuptonin sesi funksiononte dhe si perfitonin nga sistemet fotovoltaike duke reduktuar faturat.

Gjithsesi, rritja graduale e sektorit te energjise ne vend nxitur nga kriza dhe tranzicioni i gjelber, kanë sjelle rritje te kompanisë, e cila sot eshtë diversifikuar edhe te ndertimi i nje rrjeti privat te karikuesve per makinat elektrike kudo neper vend.

Ne vitin 2023, "Vega Solar" raportoi të ardhura prej 1.2 miliarde lekesh.

Davide dhe Michele Doka

Vëllezërit Davide dhe Michele Doka kanë vijuar aktivitetin e perpunimit te gurit dhe mermerit, që u nis nga i ati i tyre, permes kompanise "Albamer", që ne vitin 1996. Prej vitit 2022, ata jane aksionere dhe drejtues te kompanise.

Ndonese te dy kanë lindur dhe jane shkolluar ne Itali, u kthyen ne atdhe dy vite me pare, per t'u marre me biznesin e familjes. Davide pohon se në menyre qe te kuptonte proceset e punes atij iu desh te punoje qe nga proceset e ngarkim-shkarkimit, ne prodhim, ne transport deri te shitjet. Në vitin 2023, "Albamer" raportoi të ardhura prei 1 miliard lekesh.

Anduel dhe Elton Sekrezi

Anduel dhe Elton Gekrezi zgjodhen qe rrugetimin e tyre ne biznes ta kishin ne fushen e energjise. Ishin vitet 2010-2011, kur nga vizitat e tyre në vende si Italia, Germania apo Spanja vune re sesi fusha të tera po mbusheshin me impiante fotovoltaike, një teknologji që ne Shaipëri erdhi

disa vite me vonë, duke pasur parasysh që edhe kuadri ligjor u miratua në vitin 2017.

Zhvillimet ne tregjet e mëdha dhe situata në

Shiperine e atyre viteve u tregoi gartesisht

potencialin që paragiste sektori energjetik nga ku lindi edhe "Euroelektra sh.p.k". "Fokusimi yne në atë kohë ishte energjia dhe kryesisht ajo e rinovueshme.

Baza nga ku e nism rugëtimin ishin sistemet

inteligjente te instalimit. Më kujtohet që filluam me disa instalime te thjeshta neper shtepi, sigurisht pak me specifike dhe më inteligente per ate kohë. Pastaj, krejt natyrshem pame qe sektori i energjise ishte nje fushe e parrahur dhe ne Shaiperi kishte shume vend per ta zhvilluar, duke pasur parasush edhe zhvillimet në vendet europiane", trega Anduel Çekrezi.

Rritja ishte me dinamike gjaté krizes dhe po ecen perpara edhe me politikat e diversifikimit qe po ndjek vendi, por tashme kompania ka vendosur te diversifikohet edhe ne prodhimin dhe tregtimin e energjise, projekte qe pritet te finalizohen ne vazhdim. Në vitin 2023, "Euroelektra" raportoi të ardhura prej gati 950 milionë lekësh, ndërsa ishte një nga sipermarrjet me fitime më të larta ne listën e të rinjve, me rreth 220 milione leke./Monitor/

Video

? Kina thyen një tjetër rekord botëror me urën më të lartë në planet! Ura Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohëve moderne, pritet të inaugurohet këtë muaj në provincën Guizhou. Me një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë – pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel – kjo urë e jashtëzakonshme vendos një standard të ri global.

Avishkar Rait, 16-vjeçari në Nepal që po udhëheq protestat Në një ceremoni shkollore në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell, Avishkar mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të paharrueshëm, duke denoncuar hapur korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë në vendin e tij. Ai u drejtua ndaj bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve me këto fjalë: “Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Unë, Avishkar Raut, drejtori i këtij instituti të përjetshëm perandorak, Shkolla e Mesme Angleze Holy Bell, ju mirëpres me krahë hapur në programin tonë të 24-t vjetor. E vendos veten para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda vetëdijes suaj duke shpuar limbusin e errët që rrethon mbi ju. Jam i pranishëm këtu sot për të përjetësuar një ndryshim monumental në rrjedhën e historisë. Nepali, nëna jonë, ky vend na lindi, na ushqye. Por çfarë kërkoi në këmbim? Vetëm ndershmërinë tonë, punën tonë të palodhur, kontributin tonë. Por çfarë po bëjmë ne? Jemi të kufizuar nga zinxhirët e papunësisë, duke parë një burim të gjerë mundësish. Jemi të bllokuar nga lojërat egoiste të partive politike. Korrupsioni ka thurur një rrjetë që po shuan dritën e së ardhmes sonë. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim. Ne jemi zjarri. Do ta djegim çdo dëshpërim. Tani, duhet të vendosim. A do ta bëjmë? Tani duhet të vendosim. A do të mbytemi në errësirën e dëshpërimit apo do të lindim si dielli i shpresës? A do ta bëjmë? A do ta ndryshojmë fatin e këtij kombi apo do ta lëmë të mbetet në pranga? Mbreti Birendra tha dikur: “Edhe nëse vdes, a do të jetojë vendi im?” Të gjithë të rinjtë, mbajini këto fjalë në zemrat tuaja dhe gdhendni një monument ndryshimi në rrjedhën e historisë. Nepali është i yni dhe e ardhmja e tij është në duart tona. Jai Yuga! Jai Nepal!”

?Tritoli te hoteli i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Policia u njoftua nga një mesazh Një sasi e pashpërthyer tritoli është gjetur në hyrje të hotelit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Burime pranë policisë bëjnë me dije se janë sinjalizuar përmes një mesazhi se në hyrje të hotelit ishte vendosur një lëndë shpërthyese. Pas kontrolleve, forcat e rendit kanë gjetur sasinë e tritolit pikërisht në vendin e treguar nga personi që dha informacionin. https://www.vna.al/kronika/tritol-hotelit-te-ish-kryebashkiakut-vangjush-dako-ne-durres-i14463

? Elon Musk me deklaratë të fortë në marshimin “Bashkoni Mbretërinë” në Londër Përmes një video-mesazhi drejtuar pjesëmarrësve, miliarderi Elon Musk e quajti të majtën “partia e vrasjes”, duke iu referuar vrasjes së Charlie Kirk dhe festimeve të supozuara nga e majta. ? “Ka shumë dhunë nga e majta. Miku ynë u vra me gjakftohtësi dhe ata po e festojnë hapur. E majta është partia e vrasjes.” Musk kritikoi gjithashtu qeverinë britanike për “errozionin e shpejtë të Britanisë” dhe u shpreh se ka diçka të veçantë në të qenit britanik. https://www.vna.al/bota/elon-musk-e-majta-eshte-partia-e-s-mesazh-shperthyes-ne-marshimin-bas-i14457

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme