Sociale 4 January 2025, 12:22 Nga VNA

Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, ja tarifat që do të aplikohen për çdo kategori mjetesh

Ndaje në Whatsapp
Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, ja tarifat që do të

Nga sot(4 janar 2025) ka nisur aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar. Automjetet që do të zgjedhin kalimin në këtë aks do të paguajnë një tarifë sipas kategorisë ku bëjnë pjesë duke nisur nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta. Kompania koncesionare G2Infra njoftoi pak javë më parë se kjo rrugë që është pjesë e korridorit Blu do të hyjë në regjimin e pagesës ashtu sikurse është parashikuar qysh në fillesat e saj dhe në marrëveshjen e koncesionit që ajo ka me shtetin shqiptar. Kompania koncesionare ka sqaruar për Monitor se tarifat që do të aplikohen do t’i referohen kursit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Ndërkohë tarifat do të diferencohen sipas kategorisë së mjetit.

Kategoria 1:

o Motocikletato Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

B. Kategoria 2:o Autoveturat (tarifa bazë)o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

C. Kategoria 3:o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metrao Paguajnë 250% të vlerës bazë.o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

D. Kategoria 4:o Mjete me 4 ose më shumë akseo Paguajnë 350% të vlerës bazë.o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98). Koncesioni i rrugës Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë. Kontrata me Gener 2 dhe G2 Infra që janë mbajtëse të koncesionit përllogarit që gjatë 35 viteve plani i të ardhurave të jenë rreth 1.3 miliardë lekë pa TVSH. Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje. Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro. Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke shkuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro./ Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme