Sociale 3 Janar 2025, 09:12 Nga VNA

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n?

Ndaje në Whatsapp
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në

Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi për deklarimin e të ardhurave të tjera mbi 50 mijë lekë që nuk është mbajtur tatimi burim, çfarë ndryshon për deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA) e 2024-s. Nuk ndryshon mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës për të dy punësuarit. Njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim nën 18 vjeç dhe shuma maksimale prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre do të zbatohet për DIVA 2025.

Nga 1 janari 2025, të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto më shumë se 1,2 milionë lekë në vit janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën individuale të vitit 2024 brenda 31 Marsit 2025. Përveç ndryshimit të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës (që më parë ishte në 30 prill), me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ulet edhe pragu i detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Drejtoresha e Procesit të Bizneseve në DPT Rozana Çelmeta tha për Monitor se risi tjetër për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s, do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara.

Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, zonja Çelmeta bëri të ditur se për këtë kategori nuk ndryshon mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024. Pra të dy punësuarit sipas saj do të  vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Cilat janë ndryshimet në deklarimin e DIVA-s për vitin 2024?

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton ndryshime edhe në deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA), që plotësohet nga individët që deklarojnë totalin të ardhurave të realizuara gjatë vitit.  Së pari, për vitin 2024 ka ndryshuar afati i dorëzimit të deklaratës. Nëse për deklaratën e mëparshme afati i dorëzimit ishte data 30 Prill, për deklaratën e vitit 2024 dhe në vijim afati i deklarimit do të jetë data 31 Mars 2025.

Deklaratën individuale vjetore të ardhurave personale, janë të detyruar të dorëzojnë të gjithë individët të cilët kanë realizuar të ardhura bruto më shumë se 1,2 milionë në vit nga të gjitha burimet.

Pra përveç afatit të dorëzimit të DIVA-s ka ndryshuar edhe kufiri i detyrueshëm që një individ të jetë subjekt deklarimi. Deri në vitin 2023, kufiri i deklarimit ishte për të ardhura bruto të realizuar deri në 2 milionë lekë në vit dhe më tepër. Për 2024 detyrimi për dorëzimin e deklaratës do të jetë për individët më të ardhura më shumë se 1,2 milionë lekë në vit.

Detyrimin për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave personale do ta kenë, gjithashtu edhe ata individë që kanë realizuar më shumë se 50,000 lekë nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim. Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim, sipas përcaktimeve të kapitullit 5 të ligjit.

Pra deklarimin e DIVA-s së vitit 2024 është risi tjetër që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara. Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Ajo çfarë nuk ka ndryshuar për deklaratën e 2024-s krahasuar me një vit më parë, është që individët e dypunësuar për efekt të DIVA-s, individë që gjatë një periudhe tatimore figurojnë në më shumë se një listë pagese kanë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit. Edhe nëse të ardhurat e individëve të dypunësuar janë nën kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit kanë detyrimin të deklarojnë DIVA-n. Kjo nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar.

Nëse për deklaratën e mëparshme afati i dorëzimit ishte data 30 Prill, për deklaratën e vitit 2024 dhe në vijim afati i deklarimit do të jetë data 31 Mars 2025.

Deri në vitin 2023, kufiri i deklarimit ishte për të ardhura bruto të realizuar deri në 2 milionë lekë në vit dhe më tepër. Për 2024 detyrimi për dorëzimin e deklaratës do të jetë për individët më të ardhura më shumë se 1,2 milionë lekë në vit.

Cilët janë kategoritë e të ardhurave që përfshihen në deklarimin e DIVA-s?

Ligji parashikon listimin në deklaratë të të gjithë elementëve për përllogaritjen e tatimit.

Në DIVA përfshihet deklarimi i të ardhurave bruto, si: Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit ose të ngjashme me to; të ardhura bruto nga dividendi; të ardhura bruto nga qiraja; Fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës, kthimi i investimit nga skemat e pensionit privat; Fitime kapitale nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme; Të ardhura bruto nga interesat bankare; Fitimi kapital i krijuara nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme sipas germës a, pika 2 e nenit 5; Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licenca, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike; Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit; fitime kapitali nga dhurimi; Fitime kapitali nga trashëgimia; Të ardhura nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale; Të ardhurat nga transaksionet me mjetet virtuale; Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të të ardhura të tjera bruto të papërmendura më lart.

A i ngarkon me detyrim shtesë individët ndryshimet në DIVA?

Nuk bëhet fjalë për të paguar detyrim shtesë. Këto konsiderohen të ardhura për të cilat tatimi është mbajtur në burim. Por nëse ka të ardhura për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, deklarata mundëson plotësimin e fushave, si totalin e të ardhurave, tatimi i përllogaritur, tatimi i paguar. Nëse për ndonjë të ardhur nuk është llogaritur tatimi, tashmë individi do të dalë me detyrimin për të paguar. Pra deklarata përfshin shumën e të ardhurave bruto, shumën e tatimit të përllogaritur dhe shumën e tatimit të paguar.

Normat e tatimit janë të parashikuara në ligj. Tatimi i përllogaritur për pagat është 13 deri në 23%. Për dividendin është 8%, për të ardhura të tjera është 15%.

Çfarë zbritje nga baza tatimore parashikon ligji “Për të ardhurat tatimore” dhe si do të zbatohen?

Për vitin 2024 individët do të vijojnë të deklarojnë sipas modelit ekzistues, pasi ndryshimet, siç janë shumat e kompensimit, apo shpenzimet për arsimimin e fëmijëve, hyjnë në fuqi nga viti 2025 dhe në vijim. Akti Normativ nr.7 datë 14.12.2023 i botuar në Fletoren Zyrtare nr.182 datë 16.12.2023, përcakton se nenet 22, 23, 24 pika 1 i shtrijnë efektet nga 1 janari 2025. Pra shtrirja e efekteve për zbritjet nga baza tatimore nis nga 1 janari 2025. Pra tatimpaguesit të të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi mund të zbresin nga baza tatimore për periudhën tatimore një shumë kompensimi prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim të tij nën 18 vjeç. Ky përfitim nuk mund të kërkohet me bazë mujore, siç janë zbritjet e tjera nga baza tatimore, por vetëm nëpërmjet deklaratës vjetore DIVA.

Tatimpaguesi më të ardhura vjetore të tatueshme bruto nga punësimi më pak se 1,2 mln lekë në vit mund të zbresë përveç shumave individuale të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 22 edhe shpenzimet koherente për arsimimin e fëmijëve në ngarkim të tij në vlerën maksimale 100 mijë lekë.

Pra pavarësisht nivelit të të ardhurave tatimpaguesve iu takon zbritja e shpenzimeve në masën 48,000 në vit për fëmijët nën 18 vjeç, ndërsa për shpenzimet për arsimin në vlerën 100 mijë lekë të drejtën për zbritjen e përfitojnë tatimpaguesit me të ardhura nën 1,2 mln lekë.

Në një familje, apo në një çift e drejta për deklarimin e shpenzimeve të zbritshme do të ushtrohet prej individit që ka të ardhura më të larta.

Edhe ligji i mëparshëm parashikonte zbritjen e disa shpenzimeve për individët, por nuk ishin në këto masa. Nga 1 janari 2025 hyjnë në fuqi neni 22 për zbritjet nga baza tatimore dhe nenet 23 -24. Në deklaratën vjetore të 2025 që ka afat për dorëzim deri në 31 mars 2026 do të kenë mundësi të përfitojnë edhe nga zbritjet e bazës tatimore të parashikuara në ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Që të jenë të vlefshme të gjithë këto zbritje çfarë duhet të bëjë një individ i punësuar?

Për përfitimin e kompensimit e fëmijëve në ngarkim, fëmijët do të duhet të jenë të regjistruar në certifikatën personale. Ndërsa për shpenzimet e arsimit që shuma maksimale e zbritshme do të jetë deri në 100 mijë lekë në vit, shpenzimet duhet të jenë të dokumentuara.

Çfarë përfitime priten nga ndryshimi i deklaratës të të ardhurave vjetore të individëve për 2024?

Ndryshimi i pragut për detyrimin e plotësimit të deklaratës DIVA, pra nga 2 mln lekë në vit në 1,2 mln lekë në vit, për administratën tatimore do të sjellë shtim të bazës së individëve deklarues të DIVA-s. Do të na ofrojë më tepër informacion, si bazë të dhënash që më tej do të përdoren për analiza më të thelluara apo për kontroll individësh me modul risku.

Me çfarë penaliteti ngarkohen individët nga mosplotësimi i deklaratës vjetore të të ardhurave?

Për deklarim të vonuar, penaliteti për individët është 3 mijë lekë. Deklarata aktuale paraplotësohet nga sisitemi i-Filing me të ardhurat të deklaruara nga paga, në listëpagesat, kudo që individi është regjistruar si i punësuar, përfshirë tatimin e përllogaritur dhe tatimin e paguar. Ndryshe nga modeli ekzistues, deklarata e 2025-s do të ketë elementë të tjerë të parapaplotësuar, pasi do të merren edhe të dhënat e deklaratës në burim./ Monitor

Video

Familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi kanë thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu është “pengesa e vetme” që i mban ata larg kthimit dhe arritjes së një marrëveshjeje paqeje. Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve: Ktheni Ata Tani shkroi në rrjetet sociale se sulmi i Izraelit ndaj Katarit javën e kaluar tregon se “sa herë që një marrëveshje afrohet, Netanyahu e saboton atë”. Komentet e grupit erdhën pasi Izraeli kreu një sulm ndaj drejtuesve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, që Hamasi tha se vrau pesë anëtarë të tij dhe një zyrtar sigurie katari. Të shtunën, Netanyahu tha se eliminimi i liderëve të Hamasit në Katar “do të largonte pengesën kryesore” për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës. Ai gjithashtu akuzoi Hamasin se ka bllokuar të gjitha përpjekjet për armëpushim me qëllim zvarritjen e luftës në Gaza.

? Kina thyen një tjetër rekord botëror me urën më të lartë në planet! Ura Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohëve moderne, pritet të inaugurohet këtë muaj në provincën Guizhou. Me një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë – pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel – kjo urë e jashtëzakonshme vendos një standard të ri global.

Avishkar Rait, 16-vjeçari në Nepal që po udhëheq protestat Në një ceremoni shkollore në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell, Avishkar mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të paharrueshëm, duke denoncuar hapur korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë në vendin e tij. Ai u drejtua ndaj bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve me këto fjalë: “Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Unë, Avishkar Raut, drejtori i këtij instituti të përjetshëm perandorak, Shkolla e Mesme Angleze Holy Bell, ju mirëpres me krahë hapur në programin tonë të 24-t vjetor. E vendos veten para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda vetëdijes suaj duke shpuar limbusin e errët që rrethon mbi ju. Jam i pranishëm këtu sot për të përjetësuar një ndryshim monumental në rrjedhën e historisë. Nepali, nëna jonë, ky vend na lindi, na ushqye. Por çfarë kërkoi në këmbim? Vetëm ndershmërinë tonë, punën tonë të palodhur, kontributin tonë. Por çfarë po bëjmë ne? Jemi të kufizuar nga zinxhirët e papunësisë, duke parë një burim të gjerë mundësish. Jemi të bllokuar nga lojërat egoiste të partive politike. Korrupsioni ka thurur një rrjetë që po shuan dritën e së ardhmes sonë. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim. Ne jemi zjarri. Do ta djegim çdo dëshpërim. Tani, duhet të vendosim. A do ta bëjmë? Tani duhet të vendosim. A do të mbytemi në errësirën e dëshpërimit apo do të lindim si dielli i shpresës? A do ta bëjmë? A do ta ndryshojmë fatin e këtij kombi apo do ta lëmë të mbetet në pranga? Mbreti Birendra tha dikur: “Edhe nëse vdes, a do të jetojë vendi im?” Të gjithë të rinjtë, mbajini këto fjalë në zemrat tuaja dhe gdhendni një monument ndryshimi në rrjedhën e historisë. Nepali është i yni dhe e ardhmja e tij është në duart tona. Jai Yuga! Jai Nepal!”

?Tritoli te hoteli i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Policia u njoftua nga një mesazh Një sasi e pashpërthyer tritoli është gjetur në hyrje të hotelit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Burime pranë policisë bëjnë me dije se janë sinjalizuar përmes një mesazhi se në hyrje të hotelit ishte vendosur një lëndë shpërthyese. Pas kontrolleve, forcat e rendit kanë gjetur sasinë e tritolit pikërisht në vendin e treguar nga personi që dha informacionin. https://www.vna.al/kronika/tritol-hotelit-te-ish-kryebashkiakut-vangjush-dako-ne-durres-i14463

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme