Sociale 5 January 2025, 21:13 Nga VNA

Censusi 2023/ Raporti për INSTAT me të dhënat e shqiptarëve: Duhej të ruheshin në ambiente më të sigurta

Ndaje në Whatsapp
Censusi 2023/ Raporti për INSTAT me të dhënat e shqiptarëve:

Të dhënat e shqiptarëve të mbledhura për censin 2023 nuk janë ruajtur siç e kërkon ligji.

Mjedisi i kontraktuar për grumbullimin e materialeve ka qenë një garazh me qira mujore 420 mijë lek dhe të dhënat e popullsisë kanë pasur risk të lartë keqpërdorimi. Ky është përfundimi që arrin KLSH pas auditimit të kryer ndaj INSTAT, ku në raport thuhet se skuadra e ngritur në këtë proces për sigurimin e një ambienti me qira për vendosjen e pajisjeve elektronike të cilat shërbejnë për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave ka rrezikuar në mënyrë të ndjeshme parimet e sigurisë së të dhënave sensitive si dhe konfidencialitetin e tyre.

Instituti i Statistikave i kërkoi ministrisë së mbrojtjes si fillim një hapësirë prej 650 m2 minumimi të ndarë në 3 dhoma, ku nënvizonte që ‘materialet është shumë e rëndësishme që të ruhen në kushte larg lagështirës, dëmtimit dhe aksesit të pa autorizuar dhe ruajtje fizike 24 orë”. Mirëpo në mungesë të një vendi të tillë të lirë, INSTAT lidhi  kontratë me një subjekt tregtar për një magazinë me qira që auditimi i KLSH e vlerëson si hapësirë të papërshtatshme; e cila është monitoruar nga ora 22:00-6:00 për 8 orë nga një roje fizike.

“Nga auditimi i Projektit të Cens-it 2023 u konstatua se INSTAT ka detyrimin të marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në instalimet ku të dhënat personale të censit mbahen. INSTAT-i duhet t’i trajtojë të dhënat e mbledhura, të përpunuara e të ruajtura të censit si rreptësisht konfidenciale duke mos lejuar individët dhe njësitë e tjera statistikore të identifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Grupi i ngritur nga titullari i INSTAT cenon parashikimet ligjore. INSTAT nuk i është përmbajtur specifikimeve të sipërfaqeve sipas kërkesës fillestare drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gjatë procesit të marrjes me qira të ambientit nga lidhja e kontratës bashkë me amendimin e kryer, i gjithë procesi ka qenë i pa argumentuar dhe i pa studiuar. Njësia ku magazinoheshin tabletat ambienti nuk ishte i pajisur me sistem kondicionimi kishte lagështirë në një pjesë të saj, si dhe objekti i marrë me qira aksesohej nga disa hyrje”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se KLSH ka kryer verifikimin e hapësirës të kontraktuar me qira, dhe është vënë re në kundërshtim me ligjin për censin, se njësia garazh është përdorur si parkim gjatë dorëzimit të të dhënave për procesin e CENS 2023; ndërsa aktualisht ky mjedis nuk ka asnjë material brenda dhe nuk përdoret më nga INSTAT por vazhdon të paguhet qira mujore…

“Nga ana e Titullarit të Institucionit në bashkëpunim me strukturat drejtuese në INSTAT të merren masat e nevojshme për ngritjen e një grupi pune me qëllim analizimin e problematikave të konstatuara në lidhje me procesin e përzgjedhjes së ambienteve dhe pas evidentimit të mangësive në lidhje me kushtet e sigurisë, të kryhen përmirësimet konkrete duke rishikuar kushtet e kontratës së qirasë, me qëllim parandalimin në të ardhmen për rreziqet e mundshme nga humbja e të dhënave sensitive në kuadër të Projektit të Cens-it 2023, si dhe të nxirren përgjegjësitë përkatëse mbi mospërputhjen e specifikimeve teknike”, thuhet në raportin e auditimit.

Nga 7700 tableta të blera në kuadër të CENSIT 2023, auditimi zbulon se 737 pajisje elektronike vijojnë të jenë në përdorim për projekte të tjera dhe nuk është finalizuar ende procesi i mbledhjes totale të tyre./ Top Channel/

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme