Sociale 8 January 2025, 13:46 Nga VNA

Pas bakllavasë nis palestra/ Rritet me 30% kërkesa për abonime në fillim të janarit

Ndaje në Whatsapp
Pas bakllavasë nis palestra/ Rritet me 30% kërkesa për abonime

Çdo vit, fillimi i janarit sjell me vete një fenomen të përsëritur: rritjen e ndjeshme të kërkesës për abonime në palestra.

Ky trend, i njohur kudo në botë si “efekti i Vitit të Ri”, pasqyron dëshirën e shumë njerëzve për të nisur një kapitull të ri me qëllime më të shëndetshme dhe aktive. Pas gjelit të Vitit të Ri, bakllavasë apo sallatës ruse, të gjithë shpejtojnë për abonime në palestra për të sjellë format trupore që dëshirojnë.

Por çfarë e nxit këtë rritje dhe sa zgjat entuziazmi?

Rezolutat e Vitit të Ri janë shpesh katalizatorë për ndryshime të stilit të jetës. Një nga synimet më të zakonshme është përmirësimi i shëndetit fizik dhe mirëqenies. Ky angazhim reflektohet në një rritje të abonimeve në palestra, që shpesh raportojnë një rritje prej 30 % gjatë javëve të para të janarit, sipas menaxherëve të disa qendrave të fitnesit në Tiranë.

Sipas Angelfitness Gym, një nga palestrat më të frekuentuara në kryeqytet, gjatë dy javëve të para të janarit ka një dyfishim të klientëve të rinj në krahasim me muajt e tjerë. “Shumica janë të motivuar nga dëshira për të humbur peshë ose për të ndërtuar një stil jete më të shëndetshëm pas festave të fundvitit,” thotë një nga trajnerët në palestër.

Një faktor tjetër që kontribuon në rritjen e kërkesës janë ofertat dhe promovimet që palestra organizojnë në këtë periudhë. Abonime me çmime të ulëta, oferta për grupet e miqve dhe programet e personalizuara janë disa nga strategjitë që palestra si GoFit Albania përdorin për të tërhequr klientë. Një nga trajnerët prej vitesh atje, thekson: “Janari është koha kur njerëzit janë më të hapur për ndryshime. Për këtë arsye, fokusohemi te promovimi i programeve të rinisë dhe kurseve për fillestarët.”

Megjithëse janari është muaji i kulmit për abonimet në palestra, sfida kryesore për qendrat e fitnesit është ruajtja e klientëve. Sipas një studimi nga International Health, Racquet & Sportsclub Association (IHRSA), në botë, vetëm 20% e klientëve që regjistrohen në janar vazhdojnë të frekuentojnë palestrën pas muajit mars.

Eksperti i fitnesit, Ëngjëll Maliqi, sugjeron se arsyet për këtë prirje lidhen me mungesën e planifikimit afatgjatë dhe pritshmëritë e larta. “Shumica e njerëzve nuk e shohin stërvitjen si një investim të qëndrueshëm, por si një zgjidhje të shpejtë për të përmbushur objektivat afatshkurtër,” thotë ai. Sipas tij, duhet të jetë krejt e kundërta, por shqiptarët ndër vite duan rezultate shpejt dhe pa lodhje.

Rezolutat e Vitit të Ri krijojnë një efekt kolektiv motivimi, ku njerëzit ndihen më të prirur për t’u bashkuar me aktivitete të reja. Ndërkohë, rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm duke nxitur angazhimin përmes fotove dhe videove të stërvitjes.

“Sot, një pjesë e madhe e abonimeve ndikohet nga postimet që shfaqin përmirësime personale dhe arritje fizike,” thotë një nga trajnerët pranë qendër sportive “Repeat” në kryeqytet.

Çmimet e abonimeve në palestër kanë mbetur në nivelet e viteve të mëparshme, variojnë mesatarisht 4000 lekë në muaj, 5 ditë të javës, por janë shtuar e ofertat sportive që përfshijnë fitness, not, spa, abonimet e të cilave arrijnë 13000 lekë në muaj./ Revista Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme