Sociale 8 Janar 2025, 09:43 Nga VNA

Transporti publik i Shqipërisë hyn më në fund në “Google Maps”

Ndaje në Whatsapp
Transporti publik i Shqipërisë hyn më në fund në

Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zbulimit të një destinacioni me bukuri të shumta natyrore, ndesheshin edhe me sfidën e orientimit në një vend ku transporti publik është disi kaotik. Por duket se viti 2025, do të jetë disi më i thjeshtë për ata që zgjedhin të na vizitojnë, sepse tashmë të dhënat për transportin publik ndërqytetës janë integruar në Google Maps, duke e bërë më të thjeshtë orientimin.

Kjo do të thotë se tashmë për të shkuar nga një qytet në një tjetër mjaft të kërkosh në “Google Maps” dhe itinerari gjenerohet automatikisht, në disa raste me më shumë se një opsion, në varësi të destinacionit ku doni të shkoni dhe rrugën që doni të zgjidhni.

Për shembull nëse doni të shkoni nga Korça në Sarandë, keni dy mundësi sipas asaj që gjeneron harta. Mundësia e parë është të kaloni nga Gjirokastra. Kështu në Korçë do të merrni autobusin GJ5 nga Terminali dhe do të mbërrini në Gjirokastër në një rrugëtim që zgjat tre orë. Aty me pas do të merrni autobusin Gj3 që do t’ju çojë drejt Sarandës në një rrugë që zgjat pak më shumë se një orë.

Një tjetër mundësi është nëse doni të kaloni nga Përmeti për të shkuar nga Korça në Sarandë. Nëse zgjidhni këtë mundësi atëherë do t’ju duhet të merrni tek terminali autobusin KO32 i cili shkon drejt Përmetit. Më pas nga Përmeti do të udhëtoni për në Gjirokastër me GJ19 për një orë e 10 minuta.

Në stacionin e Gjirokastrës mund të niseni drejt Sarandës me mjete të Argjiro Sh.p.k. Të dhënat në këtë itinerari gjenerohen nga e-transport dhe faqja tjetër Gjirafa Travel. Mundësia e tretë është një linjë direkte që niset nga Korça në Sarandë me autobusin KO1 në një rrugë që zgjat 4 orë e 37 minuta.

E njëjta logjikë vlen edhe për destinacione të tjera. Për shembull, nëse marrim Tiranën dhe Durrësin, kush vjen nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit ka dy opsione. I pari është përmes autostradës Tiranë-Durrës ku fillimisht nga stacioni në Durrës duhet të marrë autobusin Dr6 dhe më pas të shkojë nga Terminali B drejt qendrës me autobusin urban të qytetit me linjën 4 nëse kërkon për shembull ti drejtohet qendrës së kryeqytetit.

Nëse dikush kërkon një tjetër opsion për të ardhur nga Durrësi është edhe mundësia e kalimit nga Ndroqi ku nga stacioni i Plepave mund të marrë linjën Tr65 që ndalon në Terminalin B dhe më pas të marrë të njëjtën linjë urbani si në rastin  e mëparshëm.

Të dhënat që aktualisht kryqëzohen  në Google Maps për të marrë informacion kanë për burim disa operatorëve që  nga E-transport që është faqja zyrtare e transportit publik ndërqytetas në vend, Bashkia e Tiranës sa i takon transportit publik në kryeqytet si dhe subjekte private që kanë platforma të dhënash mbi transportin siç është Gjirafa Travel apo të tjerë.

Shqipëria me rritjen e interesit si destinacion turistik e ka pasur të nevojshme koordinimin e transportit publik në Google Maps duke qenë se edhe mundësitë që ofron janë të kufizuara duke u ndalur vetëm tek autobusat pasi linja hekurudhore funksionale mungojnë. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë dhe 2025 të paktën në këtë aspekt vjen me një lajm të mirë./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme