Sociale 8 Janar 2025, 17:11 Nga VNA

25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin

Në Shqipëri 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjatë vitit 2024 çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët, megjithë kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara. Të dhënat e Entit Kombëtar të Ujit flasin se rritja më e vogël është rreth 8.6% për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm për shoqërinë rajonale të ujësjellësit Gjirokastër dhe shkon deri në 37.5 % për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës. Rritja e çmimit të ujit për rajonet e Lezhës, Fierit, Pogradecit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës në vitin 2024 pritet të pasohet sipas Entit Kombëtar të Ujit edhe në tre shoqëri të tjera rajonale të ujësjellësve në Korçë, Elbasan dhe Berat të cilat janë në proçes shqyrtimi të tarifave të reja. Gjatë dëgjesave publike të zhvilluara, sipas raporteve të Entit Kombëtar të Ujit dhe raportimeve në terren qytetarët e kanë kundërshtuar rritjet e tarifave të ujit të pijshëm pasi rëndojnë sidomos familjet me të ardhura të pakta dhe pensionistët. Një rritje të ndjeshme krahas shërbimit të furnizmit me ujë kanë shënuar pothuasje për të gjitha bashkitë edhe tarifat e largimit të ujërave të ndotur dhe tarifa fikse e shërbimit. Faturat e ujit shoqërohen nga bashkitë edhe me pagesën e taksave vendore duke e bërë të papërballueshme barrën financiare për mijëra familje që jetojnë në varfëri dhe me të ardhura të kufizuara. Shoqëritë e ujësjellësve pothuajse kanë paraqitur të njëjtat argumente për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Entin Rregullator të Ujit që miraton tarifat e reja. Sipas tyre rritja e çmimit të ujit bëhet prej nevojës për përmirësimin e performancës financiare dhe mbulimin mbi 100% të kostove operacionale, për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve dhe pagës minimale, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe reduktimin e “ujit pa të ardhura” i cili vazhdon të jetë sipas vetë bashkive në nivele shumë të larta. Strategjia Kombëtare e Ujësellës Kanalizimeve 2022-2030 prashikon një rritje me 75% të tarfiave të ujit nga viti 2020 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellësave. Sektori i ujit në Shqipëri mbetet nga më problematikët për shkak të humbjeve që kanë disa nga shoqëritë më të mëdha të ujësjellësave, mungesës së investimeve dhe “ujit pa të ardhura” që nuk arrin të faturohet për shkak të mungesës së matësve dhe keqmenaxhimit. Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, në vitin 2023 , në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësave tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit. Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022. Ndërsa “mbulimi i furnizimit me ujë në shkallë kombëtare për vitin 2023 është në nivelin e 76.2% nga 78% që ishte në vitin 2022, pra ka pësuar një rënie me rreth 1.8%,” thotë raporti i Entit Rregullator të Ujit. Rënia e këtij treguesi, thuhet në raport, ka ardhur nga rënia popullsisë në zonat që administrohen nga shoqëritë e ujësjellësëve me 58,098 banorë, “ndërkohë që popullsia e shërbyer me ujë ka pësuar një rënie me 127,055 banorë”. Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasur me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit. Situata me kanalizimet është edhe më rënduar. Sipas raportit “në shkallë kombëtare mbulimi me kanalizime është në nivelin e 55% dhe vijon të ketë një prirje të lehtë rritjeje edhe për vitin 2023 me një përmirësim të vogël me 0.8% krahasuar me vitin 2022”. Në sektor, thuhet në raportin Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime. Sektori i ujit në Shqipëri, sipas analistëve të ekonomisë, ka shënuar pak përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare, por edhe punësimet në masë të militantëve partiakë në ndërmarrjet e ujësjellësit që kanë rritur kostot financiare.

VOA

Video

? Kina thyen një tjetër rekord botëror me urën më të lartë në planet! Ura Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohëve moderne, pritet të inaugurohet këtë muaj në provincën Guizhou. Me një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë – pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel – kjo urë e jashtëzakonshme vendos një standard të ri global.

Avishkar Rait, 16-vjeçari në Nepal që po udhëheq protestat Në një ceremoni shkollore në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell, Avishkar mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të paharrueshëm, duke denoncuar hapur korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë në vendin e tij. Ai u drejtua ndaj bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve me këto fjalë: “Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Unë, Avishkar Raut, drejtori i këtij instituti të përjetshëm perandorak, Shkolla e Mesme Angleze Holy Bell, ju mirëpres me krahë hapur në programin tonë të 24-t vjetor. E vendos veten para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda vetëdijes suaj duke shpuar limbusin e errët që rrethon mbi ju. Jam i pranishëm këtu sot për të përjetësuar një ndryshim monumental në rrjedhën e historisë. Nepali, nëna jonë, ky vend na lindi, na ushqye. Por çfarë kërkoi në këmbim? Vetëm ndershmërinë tonë, punën tonë të palodhur, kontributin tonë. Por çfarë po bëjmë ne? Jemi të kufizuar nga zinxhirët e papunësisë, duke parë një burim të gjerë mundësish. Jemi të bllokuar nga lojërat egoiste të partive politike. Korrupsioni ka thurur një rrjetë që po shuan dritën e së ardhmes sonë. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim. Ne jemi zjarri. Do ta djegim çdo dëshpërim. Tani, duhet të vendosim. A do ta bëjmë? Tani duhet të vendosim. A do të mbytemi në errësirën e dëshpërimit apo do të lindim si dielli i shpresës? A do ta bëjmë? A do ta ndryshojmë fatin e këtij kombi apo do ta lëmë të mbetet në pranga? Mbreti Birendra tha dikur: “Edhe nëse vdes, a do të jetojë vendi im?” Të gjithë të rinjtë, mbajini këto fjalë në zemrat tuaja dhe gdhendni një monument ndryshimi në rrjedhën e historisë. Nepali është i yni dhe e ardhmja e tij është në duart tona. Jai Yuga! Jai Nepal!”

?Tritoli te hoteli i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Policia u njoftua nga një mesazh Një sasi e pashpërthyer tritoli është gjetur në hyrje të hotelit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Burime pranë policisë bëjnë me dije se janë sinjalizuar përmes një mesazhi se në hyrje të hotelit ishte vendosur një lëndë shpërthyese. Pas kontrolleve, forcat e rendit kanë gjetur sasinë e tritolit pikërisht në vendin e treguar nga personi që dha informacionin. https://www.vna.al/kronika/tritol-hotelit-te-ish-kryebashkiakut-vangjush-dako-ne-durres-i14463

? Elon Musk me deklaratë të fortë në marshimin “Bashkoni Mbretërinë” në Londër Përmes një video-mesazhi drejtuar pjesëmarrësve, miliarderi Elon Musk e quajti të majtën “partia e vrasjes”, duke iu referuar vrasjes së Charlie Kirk dhe festimeve të supozuara nga e majta. ? “Ka shumë dhunë nga e majta. Miku ynë u vra me gjakftohtësi dhe ata po e festojnë hapur. E majta është partia e vrasjes.” Musk kritikoi gjithashtu qeverinë britanike për “errozionin e shpejtë të Britanisë” dhe u shpreh se ka diçka të veçantë në të qenit britanik. https://www.vna.al/bota/elon-musk-e-majta-eshte-partia-e-s-mesazh-shperthyes-ne-marshimin-bas-i14457

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme