Bota 29 March 2025, 08:52 Nga VNA

Tërmeti shkatërrues 7.7 ballë në Mianmar, shkon mbi 1000 numri i viktimave

Ndaje në Whatsapp
Tërmeti shkatërrues 7.7 ballë në Mianmar, shkon mbi 1000

Më shumë se 1000 njerëz janë kanë humbur jetën në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.

Qeveria e juntës së Mianmarit njoftoi një rritje dramatike të numrit viktimave ku deri më tani janë komnfirmuar 1.002 të vdekur dhe 2.376 të plagosur.

Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.

Një ekip shpëtimi në Mandalay tha se njerëzit po kërkojnë me duar në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

Ndërsa Naypyidaw është ka qenë i dyti më i goditur nga tërmeti, me 94 të vdekur, sipas një deklarate.

Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale.

Ekipet e shpëtimit në Bangkok deklarojnë se në rrënojat e ndërteses së shembur janë zbuluan të paktën 15 njerëz të gjallë.

Raportohet se të mbijetuarit janë shumë thellë nën rrënoja, rreth 5 deri në 10 metra.

Punëtorët planifikojnë të përdorin makineri të rënda për të hequr sa më shpejt pjesët e ndërtesës së shembur.

 

 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme