Bota 28 March 2025, 10:00 Nga VNA

Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet në SHBA. Sipas dekretit kushdo që dëshiron të regjistrohet për zgjedhjet federale duhet që në të ardhmen të dëshmojë përmes dokumente shtetësinë amerikane. Po ashtu edhe votat e dërguara me postë duhet të arrijnë tek autoritetet deri ditën e zgjedhjeve. SHBA-ja ka dështuar në "zbatimin e masave bazë dhe të nevojshme për zgjedhjet", thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.

Shteteve federale u kërkohet të bashkëpunojnë me autoritetet federale për të shkëmbyer listat e votuesve dhe për të ndjekur penalisht krimet zgjedhore.

Presidenti i SHBA-së nuk mund t'i detyrojë drejtpërdrejt shtetet federale të ndryshojnë ligjet zgjedhore. Për të zbatuar planet e tij, Trump planifikon të ushtrojë presion financiar: fonde të caktuara federale do të dërgohen vetëm në shtetet që pajtohen me dekretin dhe e zbatojnë atë.

Padi nga aktivistët e të drejtave civile

Pas nënshkrimit të projektligjit Trumpi njoftoi se javët e ardhshme do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm sa i përket ligjit elektoral në SHBA. Dekreti i Trumpit pritet të kundërshtohet në gjykatë nga organizatat që merren me ligjin elektoral. Ata argumentojnë se rreth nëntë për qind e qytetarëve amerikanë të moshës për të votuar, pra rreth 21.3 milionë vetë, nuk kanë dëshmi për shtetësinë e tyre.

Po ashtu edhe gratë e martuara që kanë ndryshuar mbiemrat e tyre, mund të kenë probleme me regjistrimin, sepse në certifikatat e tyre të lindjes kanë mbiemrin e vajzërisë. Kjo u bë e dukshme së fundmi në zgjedhjet në New Hampshire.

Trumpi ka kritikuar vazhdimisht se zgjedhjet manipulohen, veçanërisht pas humbjes së tij ndaj Joe Biden në vitin 2020. Trump ka qenë veçanërisht kritik ndaj votimit me postë, duke pretenduar pa prova se ai është i pasigurt dhe hap rrugën për mashtrime./DW

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme