Bota 27 March 2025, 16:13 Nga VNA

Turqi/ Pse e shqetëson Erdoganin, figura e Ekrem Imamoglusë?

Ndaje në Whatsapp
Turqi/ Pse e shqetëson Erdoganin, figura e Ekrem Imamoglusë?

Ekrem Imamoglu, kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe rivali kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar më 19 mars me akuzën për korrupsion dhe mbështetje të një organizate terroriste.

Arrestimi i tij ka shkaktuar protesta masive dhe reagime ndërkombëtare, ndërsa ai e ka cilësuar këtë si një “ekzekutim pa gjyq”.

Një figurë e njohur dhe popullore, Imamoglu kishte fituar Bashkinë e Stambollit në 2019 dhe ishte rizgjedhur në 2024, duke u shpallur kandidat i opozitës për zgjedhjet presidenciale të 2028-ës.

Përballë tij janë hapur disa procese gjyqësore, duke përfshirë shpalljen e diplomës së tij universitare si të pavlefshme.

Arrestimi i tij shihet si një lëvizje politike nga qeveria e Erdoganit për të frenuar ambiciet e tij presidenciale.

Madje, tentativat e Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkojnë akoma më tej duke njoftuar se festa e Fitër Bajramit këtë vit do të zgjatet në nëntë ditë. Erdogan deklaroi, “Punonjësit tanë publikë do të jenë pushim me 2, 3 dhe 4 prill që se bashku me ditët e fundjavës bëhen 9 ditë pushime për Bajram.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, rivali kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan i caktuar nga opozita si kandidat për zgjedhjet e 2028-ës, është arrestuar me akuzën e dyshimtë për “korrupsion”

Nga Dimitri Krier

1. I ARRESTUAR Në mëngjesin e 19 marsit, ai lidhi kravatën qetësisht në dhomën e tij të gnjmit, ndërsa qindra policë prisnin jashtë shtëpisë për ta arrestuar. Ekrem Imamoglu, 54 vjeç, kryetar i Bashkisë së Stambollit që nga viti 2019 dhe rival i Recep Tayyip Erdogan, tani ndodhet në burgun e Silivrisë, në perëndim të Stambollit. Dhjetëra bashkëpunëtorë të tij, zyrtarë dhe anëtarë të partisë së tij, Partisë Republikane të Popullit (CHP) – forca kryesore opozitare në vend – janë gjithashtu të arrestuar. 2. “EKZEKUTIM PA GJYQ” I pezulluar nga posti i tij si kryetar bashkie, Imamoglu akuzohet për “korrupsion” dhe “mbështetje të një organizate terroriste” për shkak të një marrëveshjeje mes partisë së tij dhe një partie pro-kurde të akuzuar për lidhje me PKK-në (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit). Kryetari i një metropoli me 16 milionë banorë e ka denoncuar këtë si një “ekzekutim pa gjyq”. 3. PROTESTA Qindra mijëra turq kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër këtyre arrestimeve, duke akuzuar presidentin për prirje diktatoriale. Një situatë e paparë që nga protestat e vitit 2013 – fillimisht të nisura kundër shkatërrimit të parkut Gezi në Stamboll. Autoritetet turke kanë ndaluar tubimet dhe kanë kufizuar aksesin në rrjetet sociale. Parisi dhe Berlini kanë dënuar “shkelje të rënda të demokracisë”. 4. NGJITJA POLITIKE I lindur në një familje të klasës së mesme në verilindje të Turqisë, Imamoglu bëri pasuri në biznesin familjar të ndërtimit përpara se të hynte në politikë. Ai iu bashkua CHP-së (parti social-demokrate e themeluar nga Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Turqisë moderne) në 2008 dhe hyri fuqishëm në skenën politike në 2019 duke marrë Bashkinë e Stambollit nga Partia islamo-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit. 5. POPULLOR Baba i tre fëmijëve, mysliman me stil jete laik, kryetari i Bashkisë së Stambollit tërheq si progresistët, po ashtu edhe konservatorët. Një orator i zjarrtë, ai është një nga figurat politike më të pëlqyera në Turqi. I rizgjedhur në 2024, ai ka rritur investimet në programet sociale – hapje çerdhesh, vakte me çmim 1 euro, transport publik më të përballueshëm. 6. NDJEKJE POLITIKE Ndaj tij janë hapur pesë çështje të tjera gjyqësore, dhe ai përballet me deri në 25 vite burg. Ndër akuzat më të çuditshme: thuhet se ka goditur me këmbë varrin e sulltan Mehmetit II dhe ka “fyer” anëtarët e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë. 7. ZGJEDHJET PRESIDENCIALE I përjashtuar nga gara presidenciale e 2023-it për shkak se u shpall i papërshtatshëm, Imamoglu u shpall më 23 mars kandidati zyrtar i CHP-së për zgjedhjet e 2028-ës. Ai u mbështet nga afro 15 milionë turq në një primare simbolike ku ishte kandidati i vetëm. 8. DIPLOMA Një ditë para arrestimit të tij, diploma e tij në administrim biznesi, e marrë nga një universitet në Republikën Turke të Qipros së Veriut, u shpall e pavlefshme nga Universiteti i Stambollit për shkak të “parregullsive administrative”. Një diplomë universitare është e nevojshme për të kandiduar për president… 9. ARMİKU KRYESOR I ERDOGANIT Fitorja e tij në Bashkinë e Stambollit – ku Erdogan kishte shërbyer në vitet 1990 – dhe popullariteti i tij e kanë bërë atë armikun kryesor të presidentit turk. Erdogan ka bllokuar projektet e tij për qytetin dhe madje e ka poshtëruar atë në një takim në 2019 në pallatin presidencial, duke i dhënë një karrige me defekt që e rrëzoi përtokë. 10. E ARDHMJA Shumë e shihnin si presidentin e ardhshëm të Turqisë. A është ky fundi i karrierës politike apo ai i një heroi të ri kombëtar? Në 1998, edhe vetë Erdogan kishte kaluar gati një vit në burg…

Burimi: Le Nouvel Obs

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme