Bota 25 Mars 2025, 20:24 Nga VNA

Mbi 1,400 të arrestuar që prej fillimit të protestave masive në Stamboll për arrestimin e kryebashkiakut

Ndaje në Whatsapp
Mbi 1,400 të arrestuar që prej fillimit të protestave masive

Më shumë se 1,400 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave të mërkurën e kaluar, të cilat nisën pas arrestimit të kryetarit opozitar të Stambollit, njoftuan sot autoritetet.

” 1,418 të dyshuar janë arrestuar aktualisht gjatë protestave të paligjshme që nga 19 marsi ,” shkroi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në aplikacionin X.

123 policë të plagosur

Imamoglu konsiderohet si sfiduesi politik me më shumë shance ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe u arrestua të mërkurën nën akuzën për korrupsion dhe terrorizëm. Këtë të dielë ai u mor në paraburgim dhe u shkarkua nga posti si kryebashkiak i Stambollit.

Në Stamboll, në kryeqytetin turk Ankara, por edhe në Izmir dhe qytete të tjera, po vazhdojnë protestat kundër arrestimit të Imamoglut.

Megjithë praninë masive të policisë dhjetëra-mijëra vetë dolën në rrugë për të protestuarpavarësisht ndalimeve zyrtare.

Në disa raste njoftohet për përleshje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve. Policia përdori pompa uji me presion dhe gaz lotsjellës.

Përpjekje për të eliminuar një kundërshtar politik

Kritikët e shohin arrestimin e Imamoglut si një përpjekje të qeverisë për të eliminuar një kundërshtar politik të presidentit Erdogan dhe i konsiderojnë akuzat si të sajuara.

Ekrem Imamoglu mund të jetë kandidat zyrtar për president vetëm nëse Komisioni Zgjedhor Turk YSK, i cili konsiderohet si pro-qeveritar, e konfirmon kandidaturën e tij. Por nëse hetimet për terrorizëm nuk janë ndërprerë deri në momentin e shqyrtimit të kandidaturës së tij nga komisioni, atehere kjo kandidaturë nuk ka gjasa të pranohet.

Policia dhe demonstruesit në Turqi vazhdojnë të përleshen.

Përveç akuzave për korrupsion dhe terrorizëm kandidatura e Ekrem Imamoglut rrezikohet edhe prej një veprimi tjetër: atij iu revokua javën e kaluar diploma e universitetit. Ky vendimi nuk është ende i formës së prerë. Diploma universitare është parakusht për të kandiduar për president në Turqi.

Video

Një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit ka shkaktuar vdekjen e një fëmije rreth 1 vjeç. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në spital, në gjendje të qëndrueshme dhe nën monitorim. Sipas mjekëve, fëmija që humbi jetën u dërgua në emergjencë pa shenja jete, ndërsa tre të tjerët kishin intoksikim nga tymi. Policia njoftoi se zjarri është lokalizuar dhe se hetimet janë në zhvillim; dyshimet fillestare janë se shkaku mund të ketë qenë energjia elektrike. Dëshmitarët thanë se zjarri përfshiu shpejt një shtëpi të vjetër prej druri. Fqinjët arritën të nxjerrin tre fëmijë, por nuk patën mundësi të shpëtonin të katërtin për shkak të flakëve të forta. Zjarrfikësit dhe policia reaguan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kjo video u sponsorizua nga Vinoteka Agasi

Ç’janë këto fjalë të huaja?! Ku është parë të japësh dorëheqje në Shqipëri për korrupsion?

Një nga gënjeshtrat më të shëmtuara të vitit që lamë pas është ajo që rëndon mbi më të pambrojturit: të sëmurët që marrin shërbimin e kimioterapisë. Evis Sala, ministrja e re, teksa inauguronte një sallë të rikonstruktuar, harroi se pllakat e reja dhe ndriçimi artificial nuk mund të fshehin dot realitetin e rëndë të mungesës së medikamenteve dhe trajtimit çnjerëzor që u ofrohet pacientëve në Spitalin Onkologjik të Tiranës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme