Politika 2 October 2024, 15:37 Nga VNA

Tensione në Komisionin e Etikës: Flamur Noka Kërkon Largimin e Gardës dhe Përplaset me Socialistët

Ndaje në Whatsapp
Tensione në Komisionin e Etikës: Flamur Noka Kërkon Largimin e

Tensione të forta u shënuan në nisje të mbledhjes së Komisionit të Etikës, ku po diskutohej kërkesa e grupit parlamentar socialist për masat disiplinore ndaj 24 deputetëve demokratë. Socialistët i akuzojnë deputetët demokratë për shkaktimin e tensioneve në seancën e fundit parlamentare.

Në qendër të përplasjes ishte deputeti demokrat Flamur Noka, i cili sapo hyri në sallën ku do të mbahej mbledhja, kërkoi menjëherë largimin e Gardës së Republikës nga salla. Noka nuk kurseu akuzat ndaj deputetëve socialistë, duke i quajtur “hajdutë” dhe duke këmbëngulur që garda duhej të dilte jashtë, pasi, sipas tij, “ky është Kuvendi i Shqipërisë” dhe jo një vend ku duhej prania e forcave të sigurisë.

Përplasja verbale dhe tensionet mes dy palëve zgjatën disa minuta, duke detyruar kryetaren e komisionit, Klotilda Bushka, të ndërpresë mbledhjen për të qetësuar situatën.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme