Politika 1 October 2024, 13:50 Nga VNA

Berisha thirrje qytetarëve indiferentë: Nuk ka diktaturë që rrëzohet me votën e lirë

Ndaje në Whatsapp
Berisha thirrje qytetarëve indiferentë: Nuk ka diktaturë që

Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kërcënimet e ministrit të Brendshëm ndaj deputetëve të opozitës pas situatës në Kuvend. "Bastardi i familjes Hoxha do marrë vendin që meriton," tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lidhur me aksionin opozitar, ai përmendi se protestat do të jenë të vazhdueshme, pa dhënë detaje nëse do të jenë të përditshme apo të përjavshme.

Për herë të parë pas shumë kohësh, kryetari demokrat ka përmendur edhe ata që janë indiferentë ndaj zhvillimeve politike. "Ka njerëz të lodhur nga politika, i ftoj të bashkohen sepse i garantoj që ne do të fitojmë. I kujtoj qytetarëve të lodhur se nuk ka diktaturë që rrëzohet me votën e lirë," tha më tej Berisha, pa përmendur nëse mënyra që ai ka zgjedhur për t'u përballur me Ramën preferohet nga pjesa gri e elektoratit.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme