Politika 1 October 2024, 10:59 Nga VNA

Tensionet ne Kuvend, Ambasadori i BE, Gonzato: Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje, palët të dialogojnë

Ndaje në Whatsapp
Tensionet ne Kuvend, Ambasadori i BE, Gonzato: Dhuna nuk duhet të jetë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar në lidhje me incidentet dhe tensionet që ndodhën një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka dënuar përdorimin e dhunës dhe ka bërë thirrje për dialog mes palëve.

Sipas Gonzatos, dhuna dhe dëmtimi i pronës nuk janë mënyrat e duhura për të shprehur pakënaqësitë, duke theksuar se deputetët duhet të jenë në gjendje të përmbushin detyrat e tyre në kushte të sigurta. Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të procesit demokratik dhe kërkoi që tensionet të ulen për të garantuar mbarëvajtjen e punës parlamentare.

“Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje,” deklaroi ai, duke shtuar se është për të ardhur keq që përfaqësues të opozitës përdorën metoda që ndërpresin funksionimin normal të Kuvendit.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme