Politika 1 October 2024, 09:24 Nga VNA

Ku i gjeni lekët? Po makinat e tipit të fundit./ Përplasje mes Adriatik Lapajt dhe Bledion Nallbatit

Ndaje në Whatsapp
Ku i gjeni lekët? Po makinat e tipit të fundit./ Përplasje mes

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është përplasur verbalisht me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”.  Nallbati e sfidoi Lapajn duke e pyetur se me çfarë burimesh financiare mbulon takimet e lëvizjes së tij.

“Me çfarë lekësh i financon takimet?” – ishte pyetja direkte e Nallbatit.

Nga ana tjetër, Lapaj u kundërpërgjigj duke ngritur pikëpyetje për financimet e Partisë Demokratike. Ai pyeti se ku gjen PD-ja fonde për të paguar çdo ditë 500 euro për ekranin LED poshtë ballkonit të Berishës, për transportimin e simpatizantëve me autobusë, apo për makinat luksoze që përdorin.

“Paguani çdo ditë ekranin LED, si i bëni lekët për këto?” – pyeti Lapaj, duke e kthyer debatin në një sulm ndaj shpenzimeve të opozitës.

Gjatë debatit, Lapaj ftoi publikun që të dhurojë për lëvizjen “Shqipëria Bëhet” në faqen e internetit të saj, duke përmendur edhe një donacion të bërë drejtpërdrejt gjatë emisionit.

“Nuk është ky emision për të mbledhur fonde,” ndërhyri gazetari Ilir Babaramo, duke kërkuar të rivendosë fokusin e debatit.

Nallbati, duke vazhduar debatin, e sfidoi Lapajn të bëjë një përmbledhje të fondeve të mbledhura deri tani për të parë transparencën financiare të lëvizjes.

 

Adriatik Lapaj: Dilni thoni ku i gjeni lekët, që ka 200 ditë aty te rruga dhe mbahet një ekran led që kushton 500 euro në ditë. Dilni ju tregoni ku i gjeni lekët me sjell njerëzit me autobusë në bulevard. Ku i gjeni lekët që lëvizni me makina të tipit të fundit. Bëni dhe ju transparencë si unë.

Bledion Nallbati: Ky zotëria që na tregon ne ku i gjejmë lekët. PD është një parti që në ditën më të zezë ka marrë 500 mijë vota. E pse e pyeta, se unë e di mirë ca kostosh që kanë takimet.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme