Politika 30 Shtator 2024, 23:07 Nga VNA

Mesazhi i ambasadorit të BE: Shqipërisë i duhet të konsolidojë reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi i ambasadorit të BE: Shqipërisë i duhet të

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së.

Ai i bëri këto komente në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës.

Ambasadori Gonzato pohoi se konsolidimi i reformës në drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë, ndaj Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarura, përmes projekteve të ndryshme.

Ai bëri thirrje magjistratëve për integritet, profesionalizëm dhe pavarësi në punën e tyre pas studimeve.

Zoti Gonzato theksoi se BE-ja është angazhuar edhe me komisionin e posaçëm në Kuvend për thellimin e reformave dhe mirëqeverjsen, në mënyrë që të gjithë arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej, siç tha ai, madje të shihen jo vetëm ndëshkimi por edhe parandalimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkolla e Magjistraturës nisi sot projektin e parë të mbështetur nga BE-ja, ku do të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Shkollën e Magjistraturës, se kështu do të bëhen shkëmbimet e duhura profesionale, dhe do të ofrojë praktikat dhe standartet më të mira europiane. Reforma në drejtësi ka qenë një proces sfidues dhe i domosdoshëm. Procesi i vettingut është i paprecedent dhe ka treguar nivelin dhe mënyrat e ndryshme të korrupsionit në sistemin e vjetër dhe ka ndihmuar që ta shfarosë atë. Tashmë institucionet e reja janë krijuar, dhe po shihen rezultate të rëndësishme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të mos mbetet pas fryma e reformës në drejtësi, duke marrë parasysh edhe elementë që mund të përmirësojnë zbatimin e saj, të mbrohet integriteti i saj, ndërkohë që rriten rezultatet e saj, siç presin qytetarët”, tha zoti Gonzato

Folësit në konferencën e sotme, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, pedagogë dhe ekspertë të juridiksionit theksuan se të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë më fort që të shtohen rezultatet e organeve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diplomatët perëndimorë pohuan se në këto përpjekje këto institucione kanë dhe do të kenë mbështetje të plotë ndërkombëtare, ne do të na keni gjithnjë përkrah dhe gati për t’iu mbështetur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe mbështetja e Shkollës së Magjistraturës, që ajo të ecë në mënyrë të pavarur krahas procesit të reformave, duke përgatitur gjyqtarë e prokurorë të mirë me etikë dhe aftësi të larta profesionale./VOA

 

Video

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala, në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur gjatë orarit të punës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda objektit. Forcat e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme