Politika 1 October 2024, 09:31 Nga VNA

Gazment Bardhi lëndohet në seancën parlamentare, PD në prag të protestës kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi lëndohet në seancën parlamentare, PD në prag

Gazment Bardhi është lënduar fizikisht mbrëmë gjatë përplasjes me deputetët socialistë në Parlament.

Burime të VNA bëjnë me dije se kryetari i grupit parlamentar të PD-së është dëmtuar në këmbë teksa përpiqej të shkëpuste këmbën e një karrigeje në sallën e Kuvendit, me të cilën më pas tentoi të qëllonte drejt kryetares Elisa Spiropali. Fillimisht, ai nuk ka ndjerë asnjë shqetësim, por më vonë, gjatë qëndrimit në selinë e PD-së, ka filluar të ndjejë dhimbje në këmbë.

Zoti Bardhi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të vazhdojë bllokimin e seancave dhe komisioneve parlamentare, ndërsa të hënën e ardhshme do të organizojë një protestë kombëtare në Tiranë.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme