Politika 1 October 2024, 11:42 Nga VNA

Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Flamur Noka replika me Klodiana Lalën

Ndaje në Whatsapp
Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda

Debati në emisionin “Të Paekspozuarit” mori një ton të nxehtë, sidomos gjatë shkëmbimit të replikave mes Klodiana Lalës dhe Flamur Nokës. Lala tha se Noka po e cilësonte Ervin Salianjin si një “demokrat të madh” në një kontekst që i ngjante shprehjes “vdis pa të të dua”.

Noka, nga ana e tij, e hodhi poshtë këtë perceptim, duke thënë se konfliktet brenda partisë janë normale, ashtu si ndodhin dhe në familjet e zakonshme. Lala e sqaroi se po fliste për një “familje politike”

Debati

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

 

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme