Politika 1 October 2024, 12:38 Nga VNA

SPAK në qendër të lojës politike: PS referon opozitën për djegien e karrigeve në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
SPAK në qendër të lojës politike: PS referon opozitën

Socialistët ia kanë lënë në derë SPAK-ut çështjen e djegies së karrigeve në seancën plenare të Kuvendit. Në një lëvizje që nuk përputhet me staturën e tij, ministri Ervin Hoxha e ka referuar çështjen në SPAK, duke renditur shkeljet e deputetëve. Me orientim të qartë nga kryeministri, ministri i Brendshëm tashmë ia ka deleguar çështjen Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar këtë institucion si të vetmin që mund t'i vërë përpara përgjegjësisë deputetët e opozitës për atë që ndodhi mbrëmë në Parlament.

Mesa duket, muajit të mjaltit mes mazhorancës dhe opozitës i ka ardhur fundi për të disatën herë në 12 vitet e fundit. PS dhe PD, vetëm pak muaj më parë, u bashkuan për të votuar amnistinë penale, ku përfituan padrejtësisht edhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme. Edhe pse e mohuan në deklaratat politike, kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportin vjetor të paraqitur në Parlament, renditi shumë emra ish-zyrtarësh të dënuar me akuzat e korrupsionit, të cilët përfituan nga amnistia Manja-Bardhi. Aleanca kundër SPAK lulëzoi për pak javë, për t'i lënë vendin denoncimit të sotëm.

Lëvizja e fundit hileqare e PS-së është përdorimi i SPAK-ut për të "larë hesapet" me ata që dogjën mbrëmë karriget. Por ky duket të jetë problemi më i vogël, për sa kohë tenderi për zëvendësimin e tyre mund të ketë nisur. Problemi mbetet mënyra se si SPAK do të qaset ndaj kësaj përpjekjeje politike për ta përdorur një nga institucionet e pakta të drejtësisë me reputacion të lartë si mjet nga mazhoranca e Edi Ramës.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme