Politika 1 October 2024, 17:37 Nga VNA

Protesta për arrestimin e Salianjit, Kuvendi paralajmëron ndëshkime për 24 deputetë të opozitës

Ndaje në Whatsapp
Protesta për arrestimin e Salianjit, Kuvendi paralajmëron

Kryesia e Kuvendit paralajmëron ndëshkime në radhët e opozitës. Sekretariati i Etikës do të mblidhet për masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës pas incidenteve gjatë seancës dhe djegies së karrigeve në oborrin e Parlamentit.

Sipas ligjit masat ndëshkimore kanë të bëjnë me përjashtime që çojnë në humbjen e pagës.

“Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho

Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore” - thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë opozita po proteston sepse Ervin Salianji sot është në burg. Dhe për këtë ata dogjën karriget në oborrin e parlamentit.

 

 

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme