Politika 1 October 2024, 16:25 Nga VNA

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë takojnë të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e kryesuar nga kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçe kanë zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn. VanHorn në këtë takim shoqërohej nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në Ambasadë. Gjatë takimit, u fol për transparencën e institucionit të Gjykatës Kushtetuese të vendit. Takim i trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me znj. Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë (Chargé d’Affaires) e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. ✅️Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot, në datën 01.10.2024, një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zonjën  Nancy VanHorn, e cila shoqërohej në këtë takim nga znj. Mary Kate Butterfield dhe z. David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në Ambasadë. Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të vendimeve të saj. Gjatë kësaj periudhe janë miratuar Rregullorja e Marrëdhënieve të Gjykatës Kushtetuese me Median, është bërë kreditimi i gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e Gjykatës duke organizuar edhe konferenca interaktive për shtyp, si dhe ndjekja në Live Stream e seancave gjyqësore publike. Në vijim, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Gjykata Kushtetuese, si një prej institucioneve më të larta në hierarkinë shtetërore, si dhe rëndësinë që mbart paanshmëria dhe integriteti i gjyqtarëve në përmbushjen si duhet të misionit të saj Kushtetues, palët në takim shprehën angazhimin për gjetjen e mekanizmave të mbështetjes dhe bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës, në funksion të rritjes së pavarësisë institucionale, garantimit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të individit, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftim.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme