Politika 2 October 2024, 15:09 Nga VNA

Gazment Bardhi në SPAK pas kallëzimit për shantazh

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi në SPAK pas kallëzimit për shantazh

Gazmend Bardhi u paraqit në SPAK pas një kallëzimi që ka bërë për shantazh ndaj tij. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pretendon se në celularin e tij, në aplikacionin Signal, një numër i identifikuar si "Mbreti Zog" i ka dërguar disa dokumente të ngjashme me procesverbalet e hetuesve, ku përshkruhen biseda të Sky ECC. Në këto materiale, që sipas Bardhit janë të fabrikuara, përmenden Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi dhe implikohet Bardhi në çështje pagesash nga kriminelët.

Bardhi thotë se po shantazhohet për shkak të funksionit të tij politik dhe se është i gatshëm të dorëzojë celularin për të mundësuar që SPAK të hetojë çështjen deri në fund.

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme