Politika 2 October 2024, 09:55 Nga VNA

Bora Muzhaqi, Ministrja e TikTok-ut: Më e zënë me ‘kontent’ sesa me detyrat e shtetit

Ndaje në Whatsapp

Në një kohë ku qeveria duhet të merret me reforma e sfida, Bora Muzhaqi ka zgjedhur një rrugë më kreative: TikTok-un! Ministrja, që duket se po e ndjen më shumë përgjegjësinë si krijuese kontenti sesa si ministre, është kthyer në një yll të platformës, duke postuar pa fund e madje duke kthyer edhe komentet kritike me një përkushtim që do ta bënte krenar çdo influencer.

Në fakt, Muzhaqi ka aq shumë kohë për të postuar e për t’u marrë me fansat e saj sa po lind pyetja: A është më shumë ministre e TikTok-ut sesa e shtetit? Me sa duket, për të, sfidat reale të vendit janë dytësore kur ke të bësh me algoritmin e TikTok-ut.

Dhe për çdo kritik që guxon të dyshojë në produktivitetin e saj si ministre, Muzhaqi ka gjithmonë gati një përgjigje… në komentet e videove. Ajo ka vendosur ta marrë luftën ndaj kritikëve aty ku ndodh vërtet – në TikTok, me nervat dhe gishtat gati për t’u kthyer përgjigje. Sepse siç duket, ndërtimi i të ardhmes së vendit kalon përmes ‘for you page’.

 

 

 

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme