Sociale 4 Mars 2025, 11:24 Nga VNA

Të vetëpunësuarit nuk “shpëtojnë”! Nëse kanë 80% të të ardhurave nga një klient do të tatohen 13-23%

Ndaje në Whatsapp
Të vetëpunësuarit nuk “shpëtojnë”!

Profesionistët e lirë që iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan tatimit deri në 23% në vitin 2024, këtë vit do të duhet të paguajnë njësoj si të punësuarit (pasi u zbriten shpenzimet), nëse 80-90% të të ardhurave të tyre i kanë nga më pak sesa 3 klientë.

Ata do të preken nga një nen tjetër i ligjit që nuk u shfuqizua, i cili parashikon që të vet-punësuarit e profesioneve të lira që sigurojnë 80% të të ardhurave bruto nga 1 klient apo 90% të tyre nga më pak se 3 klientë, do t’u tatohen të ardhurat neto (fitimi pas zbritjes së shpenzimeve) me normat e të ardhurave nga punësimi nga 13 deri 23%.

Administrata tatimore nëpërmjet një mesazhi dërguar subjekteve ka sqaruar se detyrimi për deklarimin dhe llogaritjen e tatimit nis nga 1 janari 2025. Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të llogaritet për efekt të periudhës tatimore 2024.

“Ju bëjmë me dije se më datë 04.02.2025 nga Ministria e Financave është publikuar udhëzimi, të cilin e gjeni në atach, ku në pikën 3 të Udhëzimit deklarohet se të ardhurat e realizuara nga të vetëpunësuarit me 80% të të ardhurave nga i njëjti klient, do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe do të tatohen 13 dhe 23% sipas limiteve.

Zbatimi i udhëzimit të Ministrisë së Financave është nga viti 2025 e në vazhdim dhe i takon të gjithë rrjetit të shitjes që deklaron të ardhura nga komisionet bazuar në faturat fiskale të shoqërisë”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar bizneseve.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte të niste zbatimin nga 1 janari 2024 me profesionet e lira, duke iu tatuar fitimin në normat 15 dhe 23%.

Por pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit, pasi bizneseve ofrues të shërbimeve të lira nuk iu njohën shpenzimet në masën 30% në llogaritjen e parapagimit të tatimit, më 27 Qershor 2024, Gjykata Kushtetuese, morri vendimin për rrëzimin e nenit 69, që parashikonte nisjen e tatimit 15% te profesionet e lira nga 1 janari 2024, duke vendosur për fillimin e zbatimit të tij nga viti 2029, njësoj si bizneset e tjera.

Sipas këtij vendimi ata biznese që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të tatohen 23%.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbeti i pandryshuar zbatimi i ligjit për profesionet e lira të cilat 80 deri 90% të të ardhurave bruto i siguronin nga 1 deri në 3 klientë. Për këtë kategori të vetëpunësuarish ligji parashikon tatimin e të ardhurave me normat e punësimit 13 dhe 23%, pas zbritjes së shpenzimeve.

Çfarë parashikon udhëzimi për tatimin e të vet-punësuarve me 80-90% të ardhurave deri në 3 klient?

Në shembujt që jepen te udhëzimi i ndryshuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” u botua në Fletoren Zyrtare pak ditë më parë.

Përcaktohet se të ardhurat bruto do të tatohen me normat nga 13 deri në 23%, pasi t’u zbriten shpenzimet e biznesit.

Shpenzimet janë të deklaruara ose në rast se të ardhurat vjetore janë deri në 10 mln lekë, i vetëpunësuari ka të drejtë të zgjedhë njohjen e shpenzimeve apriori në masën 30%.

Po ashtu do t’i llogariten si zbritje shpenzimesh në vlerën 48 mijë lekë në vit kur individi i punësuar ka një fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ka të ardhurat vjetore më të larta të tatueshme në familje.

Si dhe t’u njihet zbritja e shpenzimeve të përcaktuara në pikën e të nenit 22 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që përcakton zbritje nga baza tatimore “një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë”.

Në përfundim norma tatimore për llogaritjen e tatimit të fitimit do të jetë nga 13% për fitimin deri në 2,040,000 lekë dhe 23% mbi 2 040 000 lekë./ Monitor

Video

Forcat amerikane kanë nisur operacionin “Syri i Skifterit” në Siri për të eliminuar luftëtarët e ISIS-it, infrastrukturën dhe depot e armëve, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit kundër forcave amerikane më 13 dhjetor. Këtë e ka konfirmuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke bërë të ditur se operacioni ushtarak vjen pas një sulmi në Palmira ku humbën jetën dy ushtarë amerikanë. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, ushtria amerikane ka goditur mbi 70 objektiva në disa zona të Sirisë qendrore, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri. Janë përdorur mbi 100 municione të drejtuara me saktësi kundër pozicioneve të ISIS-it. Presidenti amerikan deklaroi se SHBA po ndërmerr një kundërpërgjigje shumë të fortë ndaj terroristëve, duke goditur bazat e ISIS-it në Siri. Ai theksoi se Siria ka një të ardhme më të mirë vetëm nëse ISIS shkatërrohet plotësisht dhe paralajmëroi se çdo kërcënim apo sulm ndaj amerikanëve do të marrë një përgjigje edhe më të ashpër.

Gjatë protestës së zhvilluar mesditën e së shtunës përballë Kryeministrisë nga partia Shqipëria Bëhet, janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas aktivistëve të partisë, incidentet nisën kur policia tentoi të heqë foninë dhe podiumin e ngritur për fjalimet e protestës.

Këto janë pamjet e përleshjes fizike mes nxënësve në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur të premten, kur disa nxënës nga zona e Vau Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre. Ata u takuan pranë vendqëndrimit të furgonëve, me të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim, nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Në pamje shihen dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte ndërsa dy prej tyre i shtrijnë në tokë, por situata përshkallëzohet dhe njëri prej tyre shihet duke mbajtur në dorë një thikë. Fatmirësisht, nga ky konflikt nuk ka persona të plagosur.

Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur sot një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Pak minuta pas nisjes së tubimit, protestuesit janë përleshur me policinë. Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, ata denoncuan situatën e rëndë sociale dhe ekonomike, si dhe aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit. https://www.vna.al/politika/nis-protesta-para-kryeministrise-e-shqiperia-behet-aktivistet-kerkojne--i18099

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme