Sociale 1 March 2025, 08:30 Nga VNA

Të tretët në Europë/ 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE më 2023

Ndaje në Whatsapp
Të tretët në Europë/ 44 mijë shqiptarë morën

44 400 shqiptarë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së gjatë vitit 2023, duke përbërë grupin e tretë më të madhe në union. 71.5 për qind e shtetësive janë dhënë nga Italia, 22.4 për qind nga Greqia, dhe pjesa tjetër nga Suedia e Belgjika.

Në total 1.1 milionë njerëz në vitin 2023 morën nënshtetësinë e vendit të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 6.1% krahasuar me vitin 2022. Shumica e shtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (240 200; 22.9% e totalit të BE-së), Italia (213 600; 20.3%) dhe Gjermania (199 800; 19.0%).

Shumica (87.6%) e njerëzve që iu dha shtetësia e BE-së ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së. Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 10.7%.

Gjatë viti 2023, shtetasit sirianë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me një total prej 107 500 shtetësish të reja të dhëna. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit marokenë me 106 500 shtetësi të dhëna, të ndjekur nga shqiptarët (44 400).

Suedia kishte shkallën më të lartë të natyralizimit në vitin 2023

Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë marrë nënshtetësinë e një vendi ku jetonin gjatë një viti ndaj numrit total të banorëve joshtetas në të njëjtin vend në fillim të vitit.

Në vitin 2023, Suedia regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit midis vendeve të BE-së, me 7.9 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas, e ndjekur nga Rumania (5.9) dhe Italia (4.1). Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në shtetet baltike: Lituani (0.1), Letoni (0.4) dhe Estoni (0.5)./Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme