Sociale 28 Shkurt 2025, 09:57 Nga VNA

Bojkoti i supermarketeve prej çmimeve të larta,në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka reagim

Ndaje në Whatsapp
Bojkoti i supermarketeve prej çmimeve të larta,në Shqipëri

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut rreth 14 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 18.15 euro, kurse në Serbi 19.05 euro.

Për shkak të çmimeve të ushqimeve shumë nisma qytetare në Ballkanin Perëndimor bënë thirrje për bojkotimin e supermarketeve.

Bojkot masiv në Kroaci

Kroacia e nisi e para dhe brenda një jave shitjet ranë me të paktën 53%. Rrjeti gjigant i supermarketeve "Kaufland Croatia” njoftoi se do të ulte çmimet e të paktën 1,000 produkteve. Nga ana tjetër, Konzum, bëri me dije se do të injektonte para në mënyrë që të ulte ose të ngrinte çmimet për 250 produkte vendase. Përballë këtij bojkoti masiv, pati edhe një reagim nga qeveria, e cila njoftoi se do të shtonte në listën e produkteve me çmime të kufizuara plot 40 produkte të tjera.

Në Shqipëri dhe Kosovë asnjë reagim 

Në një faqe në Instagram të quajtur "Qytetarët” u shpërndanë thirrje për bojkot të supermarketeve nga data 5 deri më 10 shkurt. Megjithatë, reagimi i qytetarëve ka qenë i pakët. DW vizitoi disa prej këtyre supermarketeve gjatë këtyre datave dhe ka vërejtur se qytetarët kanë vazhduar të bëjnë blerje si zakonisht.

Njësoj si Shqipëria ka qenë edhe Kosova. Në rrjetet sociale ka pasur thirrje për bojkot, por qytetarët nuk e kanë përqafuar si nismë.

Dy bojkote në Maqedoninë e Veriut

Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar dy bojkote. Në bojkotin e parë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka pasur një rënie të shitjeve me 46.59%. Nga ana tjetër, në bojkotin e dytë ka pasur një rënie më të vogël të shitjeve, në masën 22.12%. Përtej këtyre shifrave, qytetarët nuk i kanë ndalur thirrjet për të bojkotuar supermarktet, si një masë proteste kundër rritjes së çmimeve që janë regjistruar gjatë viteve të fundit.

Ngrirje çmimesh në Bosnjë dhe Hercegovinë

Bojkot ka pasur dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i mbajtur në datën 31 janar, ku në supermarkete, ndryshe nga herët e kaluara, ka pasur një numër shumë të vogël klientësh. Qeveria ka reaguar menjëherë duke njoftuar se do të ngrijë çmimet e të paktën 50 produkteve, por një deklaratë e tillë është parë me skepticizëm nga qytetarët. Po ashtu, kontrollet e intensifikuara dhe ndëshkimet për rritjen e paarsyeshme të çmimeve, të cilat janë njoftuar nga qeveria e Republikës Srpska, nuk u panë si masa të besueshme për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve. Për këtë arsye, qytetarët zhvilluan një bojkot të dytë në 7 shkurt, ndonëse përgjigja qytetare ishte në nivele më të ulëta krahasuar me bojkotin e parë.

Reagime të pjesshme në Serbi dhe Malin e Zi

Në Malin e Zi, deri tani janë realizuar dy bojkote. Bojkoti i parë u mbajt më 31 janar, nga ku sipas të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, ka pasur një rënie të qarkullimit deri në gjysmë milioni euro.

Në ditën e bojkotit, shitjet ranë me 56.14% krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar. Edhe në Malin e Zi, thirrjet për mbajtjen e një bojkoti tjetër kanë vijuar në rrjetet sociale, por ndaj tyre nuk ka pasur reagim masiv.

Për shkak të inflacionit dhe rritjes drastike të çmimeve, në Serbi, bojkoti i parë dha efekt. Ai u mbaj në 31 janar dhe sipas, të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, gjatë kësaj dite ka pasur 25% më pak kupona fiskalë të prerë. Si përgjigje, supermarketet rritën çmimet, qeveria nuk reagoi dhe për këtë arsye qytetarët bën thirrje për një bojkot të dytë, por nuk ka të dhëna konkrete se cilat ishin rezultatet e këtij bojkoti./DW

Video

Çfarë mendonte dikur Berisha për zgjedhjet me një kandidat

Arbër Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagreb, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen ndaj HNK Gorica që në minutën e pestë të takimit. Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka kontribuar gjithashtu me pesë asistime gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, Dinamo Zagreb javën e kaluar u shpall kampione e kampionatit kroat.

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme