Sociale 26 February 2025, 09:15 Nga VNA

Ëndrra amerikane/ 37 mijë shqiptarë emigruan në 9 vite, në vitin 2023 të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës

Ndaje në Whatsapp
Ëndrra amerikane/ 37 mijë shqiptarë emigruan në 9 vite,

Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në Evropë, mijëra të tjerë emigrojnë edhe jashtë saj në mënyra të tjera të ligjshme. Në periudhën 2014–2023, gati 37 mijë shqiptarë kanë emigruar në SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit (raportet vjetore të zyrës së vizave).

Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Europë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë. Shqipëria kryeson Europën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj.

Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta (shiko grafikun bashkëngjitur). Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën 2023, nga 36,631 emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, rreth 16 mijë ose 44% e tyre ishin nga programi i lotarisë i njohur si “Diversity Immigrants”.

Pjesa më e madhe e emigrimit të shqiptarëve përfaqësohet nga programi i lotarisë pasi së bashku me fituesit e lotarisë, familjarët e tyre, të cilët kategorizohen si “Immediate Relatives”, në kontekstin e programit të vizave amerikane i referohen të afërmve të personave që fitojnë lotarinë. Struktura e emigracionit në SHBA tregon se në përgjithësi shqiptarët ikin në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.

Në vitin 2023, 11% e emigrantëve europianë në SHBA ishin shqiptarë

Në vitin 2023, rreth 30,829 evropianë emigruan me vizë në SHBA, për punësim ose për t’u bashkuar me familjet e tyre, por 11% e tyre ishin nga Shqipëria. Proporcionet për secilën kategori ndryshojnë nga vendi në vend, por Shqipëria del si një rast ku kanali i “Employment Preference” është shumë i theksuar, duke sugjeruar një orientim të fortë drejt kërkimit të mundësive ekonomike dhe punës në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria përfaqëson vetëm 0.3% të popullsisë së Europës në vitin 2023, por, në raport me popullsinë e saj, mban rekordin për emigrim në SHBA. Si shihet nga të dhënat, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të emigracionit në SHBA edhe në raport me rajonin.

Në vitin 2023, Kosova mori 797 viza për emigrim drejt SHBA-së, Maqedonia e Veriut 547 viza, Bosnjë dhe Hercegovina 200 viza dhe Mali i Zi 120 viza, shifra mjaft të ulëta në krahasim me Shqipërinë.

Emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA-së është në një nivel më të lartë, duke reflektuar një kombinim të faktorëve historikë, rrjeteve familjare të zgjeruara dhe faktorëve ekonomikë./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme