Sociale 26 Shkurt 2025, 09:16 Nga VNA

Turizmi në janar, shqiptarët e Kosovës dhe italianët kampionë të rritjes, më pak polakë

Ndaje në Whatsapp
Turizmi në janar, shqiptarët e Kosovës dhe italianët

Gjatë janarit dhe shkurtit të shohësh makina me targa të Kosovës ka qenë diçka e zakonshme sidomos në zonën e Durrësit dhe Golemit ku ky grup vendosen tradicionalisht gjatë gjithë vitit për fundjava apo pushime më të gjata.

Një rikthim të tyre e pohuan gjatë nëntorit, dhjetorit dhe janarit edhe strukturat akomoduese edhe pse sipas tyre ritmi i rikthimit ka qenë i ngadaltë.

Tashmë edhe zyrtarisht shifrat tregojnë për një rikthim të shqiptarëve të Kosovës ku vetëm gjatë janarit u regjistruan 237 mijë hyrje me një rritje 10 për qind në raport me muajin e parë të vitit të shkuar.

Në vendin e dytë kanë mbetur italianët të cilët janë grupi i dytë më i madh në hyrje me mbi 63.6 mijë të tilla apo me një rritje prej 18.8 për qind.

Ky grup i turistëve sikurse konfirmohet nga operatorët turistikë po bëhet gjithmonë e më i shpeshtë me frekuentim të mirëprogramuar në pak ditë në një kërkesë diverse për eksplorim në zona kulturore, agroturistike, në fundjava argëtuese në qytete si Tirana, Durrësi. Një grup jo i vogël janë vizitorë që vijnë për biznes dhe punë ose për turizmin shëndetësor.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vijnë respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt me një numër prej 59 mijë dhe 50 hyrje dhe një rritje prej 12 dhe 5.5 për qind në janar 2025 krahasuar me janarin 2024.

Më pas vijnë hyrjet nga Greqia me një rritje 20 për qind në janar 2025 dhe nga Turqia nga ky kanë ardhur mbi 14 mijë vizitorë.

Në tërësi ka një rritje të turistëve nga vendet Europiane këtë janar që lamë pas ku bie në sy Gjermania me 46 për qind në raport me janar 2024, France me 15 për qind apo Spanjë me 33 për qind.

Në rënie sipas të dhënave zyrtare janë polakët të cilët në janar 2025 numëronin mbi 3100 hyrje apo 28.3 për qind më pak se janari 2024. Ky është grupi më i qëndrueshëm i turistëve në vend sa i takon atij të organizuar por duket se rënia vjen si efekt i turistëve individualë ku shumë prej tyre kanë filluar të frekuentojnë Shqipërinë jashtë paketave të agjencive të huaja.

Pavarësisht kësaj lëkundjeje të janarit polakët mbeten sërish grupi më i madh i turistëve të organizuar në vend, vendosur kryesisht në bregdetin e Durrësit dhe Kavajës. Kontratat me garanci për këtë vit të nënshkruara në sezonin e kaluar u raportuan me një rritje prej 25 për qind në raport me vitin 2024./MONITOR

Video

Qytetari në Kurbin i bën thirrje Berishës që me 22 dhjetor ‘të marrim pushkën’ e të mbrojmë pluralizmin.

Dhjetëra qytetarë së bashku me frat Ndue Toplanën, u mblodhën në Kishën e Shën Ndout në Laç për të kundërshtuar projektin e Provincës Françeskane për transformimin e kishës. Me moton “Stop Groposjes së Besimit”, ata kërkuan ndalimin e punimeve, duke theksuar se ky vend po rrezikohet të shndërrohet në një ambient të ngjashëm me një varrezë. “Këtu është bërë një projekt ku do të prishet krejt, krejt sheshi deri te parkingu, krejt çdo gjë duke përjashtu kishën e vogël. Edhe në fund poshtë kësaj, poshtë ku j tash do të bëhet kripta, vendi për lutje, edhe kripta gjithkush e di nëpër botë se është vend varresh. Edhe ne normalisht unë nuk kam qejf që shqiptarët përgjithësisht të vijnë në këtë kishë të hyjnë në varre për me u lut. E dua që të jemi një kishë sipër, sipër vendit, sipër sheshit”, tha prifti Ndue Toplana. Sipas qytetarëve dhe përfaqësuesve të kishës, projekti aktual cenon identitetin dhe shenjtërinë e vendit. Provinca Françeskane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se kisha ekzistuese nuk do të preket por do të ndërtohet një katedrale e re mbi tokë dhe një vend për lutje poshtë saj.

Në fjalorin enciklopedik shqiptar shpjegimi për servilin jepet me foton e Agron Gjekmarkaj

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë të ditur se është proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë. Në një video nga Komisariati i Policisë, Lapaj u shpreh se e ka marrë këtë procedim si “medalje”, duke theksuar se është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ai garantoi se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimeve para Kryeministrisë. “Mora një tjetër medalje sot, e pesta. Më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë!” – u shpreh Lapaj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme