Sociale 3 March 2025, 16:42 Nga VNA

Sa kushton banesa në Shqipëri? Kostot për metër katror, “habit” Gjirokastra dhe Dibra

Ndaje në Whatsapp
Sa kushton banesa në Shqipëri? Kostot për metër katror,

Në vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar zhvillimet ekonomike dhe urbanistike të vendit. Çmimi mesatar i shitjeve në treg varion ndjeshëm sipas zonave, por “Scan Intel” ka zgjedhur të vijë me një llogaritje ndryshe, pra bazuar mbi një mesatare të thjeshtë nisur nga shifrat zyrtare mbi lejet e ndërtimit.

Janë marrë në konsideratë vetëm treguesit e vlerës dhe sipërfaqes në metra katrorë për ndërtimet për banim.

Sipas të dhënave zyrtare të analizuara nga “Scan Intel”, në vitin 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për banim vlerësohet në rreth 72 miliardë lekë, ose 727 milionë euro. Ndërkohë, po të njejtat të dhëna tregojnë se sipërfaqja e lejeve për ndërtesat për banim për vitin 2024 regjistrohet në afërsisht 2 milionë katrorë. Kështu, nga këto dy tregues mund të themi se një metër katror në Shqipëri kushton rreth 36,257 mijë lekë ose rreth 360 euro.

Referuar të dhënave për pesë vitet e fundit shohim se kjo vlerë ka arritur një nivel më të lartë në 2023-shin dhe në vitin 2024. Në vitin 2020, një metër katror kushtonte rreth 35 mijë lekë.

Por si paraqitet kjo panoramë sipas qarqeve?

Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT për vitin 2024 sipas qarqeve, ku përfshihen të gjitha llojet e ndërtimeve, del se qarqet që kanë patur kostot më të larta për metër katror janë Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Elbasani.

Theksojmë edhe njëherë se këto shifra nuk i referohen vlerave që kanë pasuritë e paluajtshme në treg, por janë shifra që i referohen një mesatareje nisur nga sipërfaqja dhe vlera e miratuar sipas shifrave zyrtare./SCAN

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme