Sociale 22 July 2026, 09:04 Nga VNA

Stuhi e fortë godet qytetin bregdetar, pemët e rrëzuara bllokojnë rrugët dhe dëmtojnë automjete

Ndaje në Whatsapp
Stuhi e fortë godet qytetin bregdetar, pemët e rrëzuara

Stuhia e fortë që përfshiu qytetin bregdetar shkaktoi dëme të shumta brenda pak minutash, duke rrëzuar pemë, bllokuar disa akse rrugore dhe dëmtuar automjete.

Një nga incidentet më të rënda u regjistrua në rrugën përballë stadiumit, ku një pishë u rrëzua mbi tre automjete, duke u shkaktuar dëme materiale.

Probleme u raportuan edhe në bizneset përgjatë shëtitores, të cilat u prekën nga moti i keq. Sipas urgjencës së qytetit, tre persona u paraqitën në spital me lëndime të lehta të shkaktuara nga thyerja e xhamave si pasojë e stuhisë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata u larguan për në banesat e tyre.

Nga pamjet dhe informacionet paraprake rezulton se stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e situatës.

Video

Betonierja përplas një “Volkswagen” te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe bie nga mbikalimi në autostradë. Dy persona humbin jetën, ndërsa shoferi i automjetit mbetet i plagosur dhe po trajtohet në spital. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyri me shpejtësi në rrethrrotullim dhe nuk respektoi përparësinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda.

Dita e 53 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Pamje të reja nga aksidenti pranë TEG! Mjeti që u përplas me betonieren totalisht i shkatërruar

Receta e deputetit për t'i shpëtuar inflacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme