Sociale 21 July 2026, 22:49 Nga VNA

Marshim drejt Kryeministrisë në protestën e 52-të, aktivistët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe veprim nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Marshim drejt Kryeministrisë në protestën e 52-të,

Qytetarët zhvilluan protestën e 52-të para godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga aktivistët.

Aktivisti Andi Tepelena deklaroi se protesta po vijon të marrë mbështetje ndërkombëtare, duke theksuar se, sipas tij, kjo është mbështetja më e rëndësishme pas vizitës së eurodeputetëve. Ai akuzoi qeverinë për propagandë dhe iu drejtua ministrit Taulant Balla, duke thënë se jehona e raportimeve në mediat ndërkombëtare arrin tek miliona njerëz.

Tepelena iu referua edhe deklaratave të një eurodeputeti, i cili, sipas tij, ka ngritur akuza se kryeministri Rama po pastron para përmes familjarëve. Në këtë kuadër, ai i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë hetime ndaj kryeministrit.

“Po i drejtohemi SPAK-ut që të hapë hetimet dhe të mos i zhgënjejë shqiptarët. Durimi ka një kufi”, u shpreh ai, ndërsa përshëndeti edhe qytetarët që, sipas tij, udhëtojnë nga qytete të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës.

Gjatë tubimit foli edhe aktivisti Ilir Xhemalaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat deri në largimin e qeverisë.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama nga Thethi lidhur me Paketën e Maleve dhe zhvillimin e zonave rurale, Xhemalaj ngriti shqetësimin për shpopullimin e fshatrave dhe mungesën e infrastrukturës e të shërbimeve bazë në shumë zona të vendit.

Ai sfidoi kryeministrin të vizitojë fshatin e tij në krahinën e Tepelenës, duke pretenduar se zona përballet me mungesë rrugësh, energjie elektrike, ujit të pijshëm dhe shërbimesh, si edhe me largimin e banorëve.

Xhemalaj kritikoi gjithashtu politikat e qeverisë për pronat dhe tokat bujqësore, duke pretenduar se pasuritë e vendit po shiten.

Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan se më 23 korrik do të zhvillojnë një tjetër tubim para Parlamentit, në seancën e fundit plenare, ndërsa u bënë thirrje pjesëmarrësve të pajisen me vezë.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Organizatorët deklaruan se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në realizimin e objektivit të tyre për largimin e qeverisë.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme