Sociale 27 July 2026, 08:09 Nga VNA

Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Ndaje në Whatsapp
Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet

Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së punës vitin e kaluar, ndërkohë që degët tradicionale të ekonomisë si bujqësia, shërbimet dhe industria pësuan tkurrje në raport me punësimin total.

Nëse në vitin 2024 administrata dhe shërbimet publike zinin 17.1% të totalit të punësimit, teksa vitin e kaluar ky tregues arriti në 21.7% te totalit, duke regjistruar një rritje prej 4.6 pikë përqindjeje, referon INSTAT. Të dhënat tregojnë se është shtuar interesi i fuqisë punëtore drejt sektorit shtetëror, i cili duket se po bëhet streha kryesore për punësimin në vend, duke thithur burime njerëzore nga sektorët e tjerë.

Në krahun tjetër, bujqësia vazhdon të përballet me një rënie të vazhdueshme. Megjithëse ky sektor vijon të mbajë peshën kryesore në strukturën e punësimit,  ka regjistruar tkurrjen më të madhe në krahasim me sektorët e tjerë, duke zbritur nga 36.7%  të totalit në vitin 2024 në 33.8% në 2025, një rënie prej 2.9 pikë përqindjeje. Kjo ecuri konfirmon tendencën të largimit të forcës së punës nga aktivitetet bujqësore drejt sektorëve të tjerë ose emigracionit.

Megjithë zhvillimet pozitive në turizëm sektori i tregtisë, transportit dhe hotelerisë, mbeti një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së shërbimeve, po ka pësuar gjithashtu një rënie të lehtë. Kontributi i këtyre degëve në strukturën e punësimit ra nëë25.2% në 2025, me tkurrje 0.5 pikë përqindjeje. Natyra sezonale dhe informaliteti në këtë sektor, duket se po frenojnë punësimin pavarësisht se ofrohen paga të larta në muajt e pikut të sezonit.

Sektorët e prodhimit, ndërtimit, industrisë nxjerrëse dhe energjisë, gjithashtu kanë shfaqur shenja dobësie në kapacitetin për të gjeneruar punësim. Sektori i prodhimit ka shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje, duke zbritur në 10% të totalit. Ndërkohë, ndërtimi dhe industria nxjerrëse e energjia kanë shënuar secili një rënie prej 0.5 pikë përqindjeje, duke mbyllur vitin 2025 me përkatësisht 7.4% dhe 1.9% të strukturës së punësimit, çka dëshmon një stanjacion në këto degë.

Kontributi i shtetit në ekonomi nëpërmjet administratës publike është rritur vitet e fundit. Në 2025 administrata publike numëroi rreth mbi 185 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin arritën në 125.7 miliardë lekë. Nga 2014 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 76 për qind.

Në vitin 2002, vendi numëronte mbi 3 milionë banorë dhe shërbehej nga rreth 186 mijë punonjës publikë, po aq sa sot dhe nuk kishte asnjë shërbim digjital. Vitin e kaluar, 23 vite më pas popullsia ka pësuar një rënie drastike prej 22%, duke zbritur në rreth 2.36 milionë banorë dhe pothuajse të gjitha shërbimet publike ofrohen online.

Teksa popullsia po tkurret, po ndikon edhe në rënien e numrit te të punësuarve. Vitin e kaluar kishte rreth 15 mijë të punësuar me pak se në vitin 2024, ndërsa në sektorin publik punësimi u zgjerua me tej me mbi 3 mijë persona duke bërë që pesha e tij në punësimin total të rritet me tej./ Monitor

Video

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Janë publikuar pamjet e autorit të dyshuar të sulmit me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në Paris, ku mbetën të plagosura tre gra, dy prej tyre në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në video, i dyshuari shihet duke vrapuar në rrugë, ndërsa sipas mediave franceze ai dëgjohet të thotë: “Allahu është ai që më urdhëroi”. Autoritetet franceze po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaroi se është ende herët për të përcaktuar shkakun e ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, i arrestuari paraqet profilin e një personi me çrregullime mendore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme