Kronika 13 February 2025, 10:44 Nga VNA

SPAK shpall pretencën, kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron

Ndaje në Whatsapp
SPAK shpall pretencën, kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron

SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke kërkuar dënimin e tij me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Sipas akuzës, Goro ka falsifikuar dokumente për një pronë, e cila më pas është blerë nga kompania e ish-deputetit socialist Artan Gaçi dhe po shfrytëzohet për një investim strategjik.

Pretenca e SPAK:

• Jorgo Goro – 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të të ardhurave.

• Jerasimo Basho – 3 vite burg.

• Vezir Gjikokaj – 2 vite burg për shpërdorim detyre.

• Konfiskimi i pasurive:

• 5,512 m² tokë

• 5,080 m² tokë

• Një apartament në zonën e “Lidhjes së Prizrenit”.

Gjithashtu, me vendim të prokurorisë, Jorgo Goro do të marrë pas celularin e tij, i cili ishte sekuestruar gjatë hetimeve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme