Kronika 12 February 2025, 15:03 Nga VNA

Doli në përgjimet e Sky ECC/ Arrestohet Elvis Ndreca, kushëriri i deputetit të PS

Ndaje në Whatsapp
Doli në përgjimet e Sky ECC/ Arrestohet Elvis Ndreca, kushëriri i

Është arrestuar 27-vjeçari Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Bëhet me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia.

Elvis Ndreca doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK. Elvis Ndreca akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.

Elvis Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.

Kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Wanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:

  1. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhr grupi i strukturuar kriminal.”

Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme