Kronika 11 February 2025, 20:26 Nga VNA

Kokainë me logon "KF Tirana" /Sekuestrohen 172 kg kokainë me vlerë mbi 25 milionë euro, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Ndaje në Whatsapp
Kokainë me logon "KF Tirana" /Sekuestrohen 172 kg kokainë me

172 kilogram kokainë janë sekuestruar në Itali mbështjellë nën logon e klubit sportiv “KF TIRANA”. Policia e Shtetit Italian arrestoi pranë një zone industriale në komunën Rubiera (RE) tre shtetas shqiptarë, mes të cilëve dy motër e vëlla, të lindur përkatësisht në vitet 1997 dhe 2004, si dhe një i tretë i lindur në vitin 1982 (të gjithë të pastër penalisht), në kuadër të një operacioni për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit mes Skuadrave Mobile të Komisariateve të Bolonjës dhe Modenës, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie të madhe prej 172 kg kokainë, me vlerë ekonomike mbi 25 milionë euro. Hetimet, të bazuara në shkëmbime të vazhdueshme dhe të vlefshme informacioni midis autoriteteve policore italiane dhe shqiptare, i mundësuan hetuesve të mësonin për mbërritjen e mundshme në Itali të një automjeti Renault Captur, me dy shtetas shqiptarë në bord, të cilët dyshohej se do të takoheshin me një korrier për të finalizuar një transaksion të rëndësishëm të kokainës.

Automjeti i dyshuar u pikas që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 5 shkurt, në Trieste, ku dy vëllezërit shqiptarë kishin kaluar natën. Oficerët e policisë i ndoqën nga afër dhe vunë re se ata hynë në autostradë dhe më pas dolën në provincën e Reggio Emilias, duke mbërritur në zonën industriale të Rubieras.

Gjatë një vëzhgimi të kujdesshëm, u monitorua mbërritja e një kamioni, drejtuesi i të cilit, me sjellje të dyshimtë, priti disa minuta përpara se të zbriste dhe t’u dorëzonte dy vëllezërve një zarf të madh dhe të verdhë. Në atë moment, hetuesit e Policisë së Shtetit vendosën të ndërhyjnë, duke arrestuar tre shqiptarët.

Brenda zarfit të madh u gjetën 15 paketa në formë paralelepipedi, që më vonë rezultuan të përmbanin 16.350 kg kokainë. Kontrolli u shtri edhe te kamioni, ku u zbulua një sasi e madhe droge, e fshehur në një ndarje të krijuar poshtë dërrasave të drurit dhe brenda vetë dërrasave. Në total, u gjetën 145 pako të tjera, të cilat gjithashtu përmbanin kokainë, me një peshë bruto prej 156 kg.

Ky sekuestrim i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik organizatës kriminale shqiptare, pasi vlera e drogës së konfiskuar tejkalon 25 milionë euro. Tre shtetasit shqiptarë, me urdhër të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Reggio Emilias, u dërguan në burgun lokal.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme