Kronika 10 February 2025, 23:28 Nga VNA

"Veliaj jetonte në vilën e biznesmenit në Qerret "/ Xama: SPAK ka gjetur kompani dhe shoqata, ku pronare de facto dhe drejtuese bordesh ka qenë Ajola Xoxa

Ndaje në Whatsapp
"Veliaj jetonte në vilën e biznesmenit në Qerret "/

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Xama tha se arrestimi i Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur.

"Arrestimin e zotit Veliaj nisur nga hetimi pasuror, e shoh si goditje e korrupsionit sistemik që kishte zënë institucionin e Bashkisë së Tiranës. Po ti shtosh edhe aferat e tjera, tregojnë për strukturë të ngritur për qëllim politik, blerje mediash, blerje votash, për të qëndruar në pushtet dhe për të vjedhur.

Ajo që më bëri përshtypje nga sa kemi mësuar, është se si një institucion i Bashkisë së Tiranës ishte vënë në funksion të përfitimit personal të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij, i ndihmuar nga të paktën 5 biznesmenë të Shqipërisë. Nga hulumtimet që kam bërë, është kompania Agi Kons e zotit Gentian Sula, që ka marrë 43.6 mln euro kontrata publike që kur ka ardhur Veliaj në pushtet, për ndërtime, rehabilitime.

Meriman Palushi ka marrë disa leje ndërtimi në kryeqytet. Sokol Kryeziu, kompania e tij është themeluar dhe rritur duke fituar tendera publikë gjatë kohës kur ka qenë Veliaj kryetar bashkie.

Ajo që shihet te masa e sigurisë, e dorëzuar në gjykatën e posaçme, mungojnë hetimet për familjarët e tjerë të Veliajt, Arbër Veliaj, vëllai. Nuk është gjetur deri tani në këtë fazë, konflikt interesi nëse kompania Gogel e Arbër Veliaj, ka qenë në konflikt interesi me vendimet e kryetarit të Bashkisë. Por, SPAK ka arritur të gjejë se ka patur kompani dhe shoqata, ku pronare de facto dhe drejtuese bordesh ka qenë Ajola Xoxa dhe gjithashtu ka gjetur një vilë në Qerret, vila ishte e shënuar në emër të Agi Kons dhe jetonte zoti Veliaj dhe familjarë të tij", tha ndër të tjera Xama.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme