Kronika 10 February 2025, 16:45 Nga VNA

SPAK i vë prangat Erion Veliajt/ Masa sigurie për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenë

Ndaje në Whatsapp
SPAK i vë prangat Erion Veliajt/ Masa sigurie për bashkëshorten e

SPAK prangos kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash e fshehjes pasurie. Agjentët e BKH-së dhe Policia e Shtetit zbarkoi në zyrën e Veliajt ne Bashkinë e Tiranës dhe pasi i komunikoi urdhrin e arrestit e shoqëroi për në ambjentet e bllokut të sigurisë në rrugën Mine Peza në kryeqytet. Lajmi u përhap me shpejtësi, sa detyroi dhe kryeministrin Edi Rama të kthehet nga Shkodra drejt Tiranës me urgjencë, pasi SPAK goditi një prej njerëzve më të rëndësishëm të mazhorancës atë që shefi i qeverisë e cilësoi së fundmi si “lokomotiva e socialistëve” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndaj Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erjon Veliajt, u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” por kjo masë nuk është ekzekutuar ende për shkak se ajo ndodhet jashtë vendit që prej datës 8 shkurt, ku ka udhëtuar nga Tirana drejt Romës, ndonëse nuk dihet destinacioni final i saj.

Për biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Fatmir Bektashi dhe Meriman Palushi është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Kjo lëvizje e SPAK vjen 11 muaj pas nisjes së hetimeve për Veliajn dhe familjarët e tij, mbi bazën e një kallëzimi të bërë  nga një shtetas i identifikuar si Nesti Angoni.

Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbwr Veliaj. Ajola Xoxës iu sekuestrua dhe celulari.

Erjon Veliaj pasi u pyet nga SPAK shënjestroi prokurorinë e Posacme, për të cilën tha se po e hetonte me “metoda komuniste”.

Por ndërsa u duk se Veliaj u “amnistua” nga drejtësia dhe Edi Rama po e rehabilitonte duke u shfaqur krah tij, SPAK firmosi urdhrin e arrestit për të, duke bërë ndoshta ndër goditjet më të rëndësishme në radhët e maxhorancës, por edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme