Kronika 11 February 2025, 15:50 Nga VNA

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet e vrasjs të 14-vjeçarit Martin Cani/ Dërgon për gjykim të miturit Marjo Përlleshi, procedon edhe stafin e shkollës

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet e vrasjs të 14-vjeçarit

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe ka dërguar për gjykim autorin e mitur, 14-vjeçarin Marjo Përlleshi.

Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Nga ana tjetër, Prokuroria njofton se ka nisur një procedim penal  për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj stafit të shkolllës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Prokuroria njofton se hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Vrasja e të miturit tek Shkolla ‘Fan Noli’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme