Kronika 12 Shkurt 2025, 09:04 Nga VNA

Kontrolle në lokale dhe automjete/ Policia kryen aksion gjatë natës në Peqin, arrestohen disa persona

Ndaje në Whatsapp
Kontrolle në lokale dhe automjete/ Policia kryen aksion gjatë

Gjatë orëve të vona të natës që lamë pas pothuajse në të gjitha lokalet dhe automjetet  që qarkullonin në rrugët e qytetit Peqinit janë ushtruar kontrolle  të imtësisshme nga policia.

Këto kontrolle kanë patur si qëllim kapjen e personave që mbajnë  me armë zjarri pa leje  dhe që shpërndajnë lëndë narkotike.

Në fokus të kontrolleve ishte edhe kapja e atyre personave të cilët janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Burime jo zyrtare bënë me dije se kohët e fundit në Peqin janë shtuar kontrollet që synojnë identifikimin dhe kapjen e personave që kanë probleme me ligjin.

Ndërkohë në ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e që mbajnë armë zjarri.

Gjatë  kontrolleve të ushtruara nga policia natën e të Martës  ka patur edhe kundërshtime të pronarëve të lokaleve si edhe të qytetarëve të ndryshëm për mënyrën sesi ka vepruar policia. Në disa raste gjatë kontrolleve bëhet me dije se ka patur edhe incidente.

Ndërkohë qytetarë të ndryshëm informuan se  policia ka kërkuar që tu merrte telefonat personalë disa personave gjatë ushtrimit të kontrollit të cilët fillimisht kanë refuzuar, por më pas telefonat disa personave ju janë marrë forcërisht.

Ndërkohë për disa orë kontrolle janë ushtruar jo vetëm në lokale por edhe në automjetet që qarkullonin  në të gjitha rrugët e qytetit të Peqinit. Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit, ndërsa një grup qytetarësh më pas janë grumbulluara aty të revoltuar duke u kërkuar shpjegime autoriteteve për shkeljen e të drejtave të tyre  gjatë kontrolleve dhe shoqërimit me forcë.

Kontrollet e befasishme mësohet se do të jenë të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore në qytet, në automjete e lokale.

Kontrollet e befasishme ishin të mbështetur me inteligjencë informative,  për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike por ende nuk ka një informacion zyrtar për rezultatet paraprake.

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme